Breshëri plumbash në Lezhë, qëllohet me armë në drejtim të një lokali

296
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lezhë. Burime nga policia bëjnë të ditur se rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  Gj.P.

Sipas bluve nga verifikimet paraprake nuk ka ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarje. Ndërkohë janë ngritur edhe pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës.

Njoftimi i plotë:

Më datë 26.12.2020, rreth orës  06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  Gj.P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.