Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

260
Sigal

Sipas MeteoAlb: Mot i vranët dhe reshje shiu mestare mbizotërojnë motin në pjesën më të madhe të shqipërisë, por në zonat malore do ketë reshje dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do ketë intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen  në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga  -1°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë  me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Paraditja mbetet me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në territorin e kososvës. Parashikohet që e gjithë dita të vijojë në të njëjtat kushte.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të dendura dhe rreshje shiu mbizotërojnë pjesën pjesën më të madhe të MV, ndërsa reshje të pakta dëbore do ketë në veri dhe lindje të saj.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme që do të përfshijnë pjesën më të madhe të Europës do të ditojnë rreshje shiu e dëbore: Konkretisht reshje të dendura dëbore do ketë Europa Lindore dhe Veriore. NDERSA me mot të kthjellët mbetet Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Europa Qëndrore.