Rritet norma bazë e interesit me 0.5%, Sejko: Niveli më i lartë i inflacionit që nga viti 1998!

121
Sigal

Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit në 2.75%. Në një reagim guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë me dije rreth këtij lajmi duke e justifikuar me shkakun e luftës në Ukrainë inflacionin e rritjeve të çmimeve të mëtejshme në tremujorin e tretë të vitit aktual.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje të mëtejshme në tremujorin e tretë. Ky inflacion regjistroi një vlerë mesatare prej 7.9% gjatë tremujorit, duke shfaqur dhe rritje progresive gjatë tij.

SejkoInflacioni 8%, niveli më i lartë që nga viti 1998!

Këshilli Mbikëqyrës vendosi:

të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën bazë të interesit, nga niveli 2.25% në nivelin 2.75%;

të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.25% në nivelin 3.75%;

të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%”, tha Sejko