Rritet konsumi i ilaçeve në Shqipëri, 1091 ton medikamente u importuan në 2 muaj

106
Sigal

Pasojat që Covid 19 la në shëndetin e disa personave vijon ti orientojë ato drejt spitaleve për kujdes të specializuar mjekësor. Dhjetëra pacientë paraqiten çdo 24 orë në shërbimin e konsultave në spitalin universitar Shefqet Ndroqi me problematikat post-Covid.

Nevoja për trajtime të zgjatura, ka shtuar edhe konsumin e medikamenteve në këto 3 vite.

Sipas të dhënave nga tregtia e Jashtme e INSTAT, grupi i produkteve farmaceutike po pëson rritje të qëndrueshme nga viti në vit, por sidomos pas pandemisë Covid-19.

Vetëm në 2-muajt e parë të vitit 2023 importet e produkteve farmaceutike në sasi pësuan rritje me 31%, duke shënuar një rekord të ri.

Përgjatë janarit dhe shkurtit u importuan 1,091 ton medikamente nga 833 ton që u importuan në dymujorin e parë të vitit 2022.

Në krahasim me periudhën para pandemisë sasia e produkteve farmaceutike gati është dyfishuar.

Vitaminat mbajnë një rekord përdorimi sa i takon barnave që shiten pa recetë mjekësorë.

Pandemia ka ndikuar negativisht, sëmundjet e zemrës, artritet, veshkat dhe ka krijuar dëmtime të përhershme në mushkëri që kërkojnë trajtim periodik.