Rritet indeksi PMI në Eurozonë

621
Sigal

Indeksi PMI për eurozonën
u rrit për muajin e dytë radhazi në 53.3 pikë nga 53.2 pikë që ishte. Ekonomia
e eurozonës ka vazhduar të forcohet edhe në muajin shtator,me rritjen që tregon
se nuk është prekur nga ndikimi i vendimit të referendumit britanik. Sipas
ekonmomistëve të dhënat tregojnë se ekonomia e eurozonës po vazhdon qëndrueshëm
rritjen,megjithëse inflacioni mbetet i ulët dhe besimi në sektorin e shërbimeve
ka rënë. Pritet që rritja e PBB-së do të arrijë në 0.3% këtë tremujor,që
korrespondon me mesataren e gjashtëmujorit të parë të vitit. “Nuk ka asnjë të
dhënë kolapsi të rritjes ekonomike nga pasiguria e shkaktuar nga Brexit”,tha
ekonomisti kryesor në Markit,Chris Williamson.