Rriten sërish temperaturat, si do të jetë parashikimi i motit për sot

47
Sigal

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-Në zonat malore 16 deri 27°C

-Në zonat e ulëta 18 deri 32°C

-Në zonat bregdetare 19 deri 34°C