Erion Braçe dhe Ina Zhupa shqetësim për shkarkimet masive në RTSH

19
Sigal

Situata e pazakontë e shkarkimeve nga puna nga Radio Televizioni Publik Shqiptar ka bërë edhe kuvendi të shoh me vëmendje zhvillimet atje. Deputeti i mazhorancës Erion Braçe kërkoi që mbi këtë situatë të informohet dhe vihet në lëvizje komisioni i medias. Për deputetin socialist Erion Braçe nga këto veprime të shkarkimeve nga puna është cënuar marrëdhënia njerëzore. “Në Radio Televizionin Shqiptar është cënuar fort marrëdhënia njerëzore, por edhe kur largohen nga puna, (në fakt janë heqje) njerëzit meritojnë t’u respektohet dinjiteti njerëzor mbi të gjitha dhe profesional. Meritojnë respekt jo thjesht në raport me ligjin e punës, por respekt njerëzor; kurrë denigrim, përçmim, poshtërim, padrejtësi e pabarazi!”- tha përmes rrjjtit facebook deputeti socialist Erion Braçe. “Dua që Kuvendi – Komisioni i Medias ta kërkojë e ta marrë këtë informacion, emër për emër, arsye më arsye, ligj për ligj. Fundi duhet të jetë e vërteta, ajo ka rëndësi dhe interes publik!”, tha Braçe. Të enjten në seancën plenare që u mbajt në kuvend deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkoi sërish, duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit, që në Komisionin për Arsimin dhe Median e Informimit Publik të zhvillohet një seancë dëgjimore me kreun e Radio Televizionit Publik Shqiptar, për shkarkimet pa motivim në këtë institucion. Deputetja denoncoi Pezën se është vënë në mënyrë të paligjshme në krye të RTSH-së dhe se duhet të japë llogari para shqiptarëve për drejtimin e institucionit, që paguhet nga taksat e shqiptarëve.  Sipas Zhupës, “Në RTSH, njeriu pushohet për një like në ‘Facebook’. Kemi kaluar në një diktaturë të drejtorit atje. Ky është televizioni që paguhet me taksat e shqiptarëve. Janë mbi 135 punonjës që janë pushuar. Unë kërkoj nga kryetarja e Kuvendit të kërkoni zbatimin e rregullores dhe t’i japin seancën dëgjimore. Të vijë Peza dhe të japë llogari për shkarkimet masive në RTSH, vidhen dhe keqpërdoren taksat e shqiptarëve”, tha Ina Zhupa.