Prof. Zef Preçi: Mos hetimi i PPP të dializës dhe Laboratorit, njollos opozitën

18
Sigal

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi e konsideroi tërheqjen e opozitës nga kërkesa për të hetuar dializën dhe laboratorët si një dëm që i bëhet integritetit të vetë opozitës nga kjo tërheqje që ajo bëri. Deklarata e tij u bë gjatë një interviste televizive ku eksperti i ekonomisë tha se lënia jashtë prej Rithemelimit të këtyre koncesioneve të kapura me shkelje nga KLSH dëmton rëndë integritetin e deputetëve opozitarë. “Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë evidentuar problematikën serioze në 4 koncesionet, rritjen e kostove të shërbimeve specifike, mungesë konkurrence dhe përfshirje të operatorëve ekonomik pa përvojën e mjaftueshme. Praktikisht është rritur kosto e këtyre shërbimeve publike të përcjella në duar private të zgjedhura në mënyrë klienteliste nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë”- tha për TCH eksperti i ekonomisë Zef Preçi. Kujtojmë se muaj më parë në kërkesën që opozita bënte për ngritjen e komisioneve hetimore përfshiheshin të katërta koncesionet në shëndetësi dhe si indicie për hetim citohej raporti i KLSH për abuzimet në koncesionin e dializës dhe laboratorëve që i kushtojnë shqiptarëve 28 milionë euro në vit nga taksat e tyre. Dakordësia mes opozitës dhe mazhorancës për komisionet hetimore vlejti vetëm për dy prej tyre, atij të të dhënave të sistemit TIMS dhe të sterilizimit dhe check-upit.