“Rrezikuan jetën e tyre dhe të familjeve”,Presidenti Meta mesazh të fortë në Ditën e Infermierëve: Institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes!

313
Sigal

Në Ditën e Infermierëve, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar me një apel të fortë.

Jo vetëm falenderim dhe mirënjohje, por edhe një apel të fortë për shoqërinë dhe institucionet shtetërore për kujdesin maksimal që duhet të tregojnë ndaj kësaj kategorie të respektuar, që vuri në rrezik jetën e vet dhe të familjeve, në mbrojtje të shëndetit të të gjithëve, në këtë kohë pandemie.

POSTIMI:

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë.

Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.

Krenar për ju dhe përherë mirënjohës! 🇦🇱