Gjinkuri: Marrëveshje deri në 31 maj, nëse do opozita. Bylykbashi: Qeveri kujdesare dhe votim eletronik

254
Sigal

Opozita dhe mazhoranca përplasen për reformën zgjedhore, nuk arrihet dakordësia

Gjiknuri: Nëse ka vullnet, reformën e mbyllim para 31 majit

Edhe pse Reforma Zgjedhore është një nga kushtet kryesore të BE ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave, edhe pse kohë më parë u arrit një marrëveshje bashkëpunimi midis mazhorancës dhe opozitës për të nënshkruar draftin e reformës, sërish, mazhoranca dhe opozita nuk munden të dakortësohen, pasi opozita kërkon që mazhoranca të pranojë kushtet e saj.

Gjiknuri: Nuk mund të rikthejmë axhendat

Bashkëkryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri tha dje se ka një tendencë nga ana e opozitës për të fshirë atë që është arritur për reformën zgjedhore në Këshillin Politik por se nëse ka vullnet reforma mund të mbyllet para 31 majit.. Gjiknuri: Nuk kemi të bëjmë me rifillim lloje por me vazhdimin e asaj ku e lamë. Nuk mund të rikthejmë më axhendat. Ka një metodologji të dakordësuar dhe nuk mund t’i rikthehemi lojës nga e para. Ka dakordësi që të përfundojë deri në fund të majti. I mbetet ekspertizës që kemi dhe ODIHR. Nuk mund të hapen çështje të reja. Ne kemi zgjedhur një arbitër. Nga diskutimet politike nuk del gjë. Unë mund të kem listën time të dëshirave por kemi një dokument dhe s’mund të lëvizim nga kjo. Për gjërat që nuk ka dakordësi do i drejtohemi ODIHR. Presim propozimin për KQZ dhe çështja e kolegjit, ndërkohë që për elementë të tjerë përgjithësisht kemi qenë dakord. Janë një numër çështjesh që ekspertët kanë punuar. Drafti është shpërndarë dhe tek ekspertët e PD-së nuk ka propozime shtesë. Kemi miratuar një metodologji që kanë qenë të gjitha palët dakord, që opozita do të sillte të gjitha propozimet për temat, opozita e ka ezauruar këtë të drejtë, është vetëm çështja e KQZ-së. Ka një tendencë nga ana e opozitës për të fshirë atë që është arritur. Nuk dua ta paragjykoj. Konkluzioni ishte ky, do vazhdojmë me temat e mbetura dhe do vazhdojmë me temën tjetër që nëse PD ka propozime për KQZ. Debate ka është e natyrshme. Unë do bëj çmos që ne të kemi një marrëveshje deri më 31 maj. Po ka vullnet dhe po të nisemi nga parimet që kemi rënë dakord dhe rekomandimet e ODIHR ne mund të arrijmë marrëveshje dhe para 31 majit.