SONDAZHI: OPOZITA FITON 62 %, PS 38 %

649
Sigal

Shumë portale publikojnë votimet online që kanë bërë ditët e fundit, duke u drejtuar shqiptarëve pyetjen: Kush i fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Në të gjitha rezultatet e sondazheve të të gjitha portaleve, rezultati është i njëjtë: Opozita e bashkuar i fiton zgjedhjet mbi 62%, ndërsa Partia Socialiste arrin vetëm 38 %. Shqiptarët janë të pakënaqur dhe të irrituar nga keqqeverisja 7 vjeçare e Rilindjes, nga korrupsioni i pandëshkuar dhe  nuk e integroi dot Shqipërinë në BE

Kryeministrit Rama nuk i bëjnë punë as ushtarët online, që janë punësuar për të bërë pëlqime dhe komente

SONDAZHET: Opozita fiton 88 % PS vetëm 12%

Ditët e fundit shumë portale po bëjnë sontazhe online, me pyetjen: Kush do t’i fitonte zgjedhjet parlamentare, nëse zhvillohen sot?

Shumica e të anketuarve votojnë online për opozitën e bashkuar. Ndërsa nga qëndrimi politik i portaleve, varet edhe përqindja e përgjigjes. Ajo që kanë të përbashkëta të gjitha sontazhet online që zhvillohen, është se opozita e bashkuar votohet mbi 60 % edhe në portalet që janë aneksi politik i Rilindjes Socialiste. Ndërsa portalet që janë më të pavarura nga partinë, përqindja e përgjigjeve të votimit online është mbi 80 % që opozita e bashkuar, ndërsa vetëm deri në 20 % mund të fitojë vota Partia Socialiste. E përbashkëta e sontazheve është se përgjigjet e votimit online shprehin qartazi pakënaqësinë e shqiptarëve ndaj keqqeverisjes së kryeministrit Rama në këto 7 vite.

Partia Socialiste votohet vetëm 12 %

Në një portal, që është larg influencave të partive politike, në votimin online, me pyetjen: Kush i fiton zgjedhjet parlamentare? Opozita e Bashkuar? Partia Socialiste? mbi 88 % e votuesve online u përgjigjën për Opozitën e Bashkuar dhe vetëm 12 % i dhanë votën Partisë Socialiste. Madje, kryeministri Rama, në një përgjigje në televizon, ditët e fundit, pyetjes, se me kë parti do të jetë në aleancë zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, u përgjigj, se PS-ja ka aleat zgjedhor vetëm …popullin. Mbase kryeministri Rama ka dijeni të plotë për sondazhet, ku PS-ja votohet deri në 20 %, prandaj jep edhe përgjigje të këtilla.

Opozita e bashkuar votohet mbi 62 %

Një sondazh tjetër online me mbi 4500 votues nxjerr fitues koalicion PD-LSI me 62 % në zgjedhje, përballë 38 % të Ps-së. Sondazhi i organizuar nga portali neësbomb.al u hap mbrëmë dhe votimet vazhdojnë ende , por PD-LSI vazhdojnë të kryesojnë bindshëm, duke lënë pas shumë PS-në. Pyetja në sondazh ishte: Nëse zgjehdjet do të mbaheshin nesër, kë do të votonit? Dhe përgjigja e shumicës dërrmuese të qytetarëve ka qenë koalicioni PD-LSI, duke nxjerrë në humbje të thellë PS-në. Madje në këtë pikë, PS-në e Ramës nuk e kanë ndihmuar “ushtarët” online, të cilët shpesheherë bëhen pjesë në këto sondazhe për t’i dhënë në publik forcës në pushtet një mbështetje që nuk e ka. Kështu një mesazh është zbuluar pranë stafit të Ramës, ku kërkohet nga “ushtria online” që të votohet sa më shumë për PS-në. E megjithatë, aq shumë vrer ka mbjellë kjo qeveri, sa nuk po mund të shtypë vullnetin e popullit as me vota fake.