Rradhë të gjata në Kapshticë nga kthimi i emigrantëve në Greqi

480
KAPSHTICË- 2 km rradhë në pikën kufitare të Kapshticës për shkak të kthimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Gjatë ditës së sotme ka patur një fluks më të madh se ditët e tjera të atyre që kthehen. Ndërkohë mësohet se shkak për këtë është bërë pala greke e cila punon me një sportel në hyrje dhe në dalje.
Sipas emigrantëve edhe pala shqiptare punon me ritme të ngadalta megjithatë kjo nuk konfirmohet zyrtarisht pasi sipas autoriteteve shqiptare po punohet me ritme të përshpejtuara
Kjo nuk është hera e parë që ata ndodhen në këtë situatë me orë të tëra në rradhë dhe prandaj bëjnë thirrje që të gjendet nje zgjidhje pasi kanë vite që vuajnë këtë situatë. 
Sigal