Rinas, Dogana i sekuestron 42 mijë paund dy grave që vinin nga Britania

350
Sigal

Dogana në Rinas u ka sekuestruar 42 mijë paund tw padeklaruara dy udhëtarëve nga Britania e Madhe.

Njoftohet se gjatë kontrollit të ushtruar, policia kufitare ka sekuestruar një shumë prej 41.850 Paund “Cash”, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, u konstatua se E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund.

Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute “cash” të padeklaruar.

Njoftimi i policisë:

Dogana sekuestron afro 42 mijë paund te padeklaruara në Rinas

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 41.850 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetaset me inicialet E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.