Rilindën një sistem gjyqësor të paralizuar, asnjë nga grupi i Reformës në Drejtësi nuk kaloi në Veting

103
Sigal

Flet ish prokurori Gentian Trenova / Reforma në Drejtësi krijoi mentalitetin e të paprekurit duke vënë në vartësi prokurorinë dhe gjykatën. Kjo vihet re në përgjimet që kanë dalë, te mënyra harbute dhe lirshmërinë se si flasin në telefona qoftë për të vjedh votat, tendera, goditur njerëzit e opozitës. Pra nuk kanë patur asnjë merak se do hetohehen apo se do ndiqen penalisht, apo se aktet e  tyre juridike do të goditeshin në gjykatë. Pjesa më e madhe ekspertëve, ishin në konflikt interesi, të afërt me pushtetin, të ardhur dhe financuar nga Fondacioni Soros. Lobimi për të bllokuar vendimet që i japin të drejtë gjytarëve shqiptarë në Strasburg dhe pse vetingu ka qenë një nga mënyrat për të shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, duke i vënë në shërbim të partisë.

Në vitin 2013 erdhi në pushtet qeveria e majtë me drejtues Ramën dhe një nga sfidat kryesore të kësaj qeverie ishte të bënin një Reformë në Drejtësi, por që në pamje të parë ose në publik shihej si një reformë që do luftonte korrupsionin, do rregullonte sistemin gjyqësor, por në thelb kjo Reformë në Drejtësi kishte të tjera qëllime, por që shumë pak veta e kanë kuptuar qëllimin kryesor dhe shumë deputet të opozitës, disa nën presion, shantazh diplomatik, disa naiv, disa dhe të painformuar votuan ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 me një votim 140 deputet në mënyrë unanime, gjë e cila nuk ka ndodhur ndonjëherë, vetëm në diktaturën e Enver Hoxhës votohej në këtë mënyrë.

Unë mendoj që një deputet që përfaqëson popullin e vet nuk voton pse i bënë presion dikush tjetër, ai voton sipas vullnetit të asaj çfarë ai përfaqëson, dhe nëse ai nuk është i zoti të përballojë këtë presion ai nuk duhet të jetë deputet, sepse nuk përfaqëson atë që ai voton. Pra, një deputet që voton i shantazhuar nuk është më një deputet, sepse ai është jashtë qëillimit për të cilën ai është votuar. Ai duhet të japi dorëheqjen si deputet, nuk e votoj këtë reformë dhe kaq.

Edhe unë kam patur presione në punën time për të bërë veprime të caktuara, por nuk jam shantazhuar nga askush.

Një nga qëllimet kryesore të kësaj qeverie ishte të kishte një sistem gjyqësor të paralizuar  që veprimtaria e saj të mos pengohej, të mos kishte “shkopa nën rrota” nga gjyqësorët, nga ana e prokurorisë ashtu siç ishte, me ato gabime dhe difekte që kishte, dhe qeveria të vendoste çfarë do lloj gjëje, të bëntë tendera, të bënte prokurime, të bënte ligje sipas qejfit, të bënte favorizime, në kundërshtim  të hapur me Kushtetutën dhe ligjin dhe nuk kërkonte që të kishte pengesa nga proceset gjyqësore, nga hetimet e prokurorisë dhe ky ishte meraku më i madh i qeverisë Rama dhe i vetë kryeministrit, madje dhe një mbasadorë i huaj ka ardhur dhe na ka thënë ne prokurorëve që ne mbështesim qeverinë Rama dhe duam nga ju që të mos bëheni pengesë qeverisë në reformat e saj, sepse ai do të bëjë reforma të mëdha për vendin tuaj. Pra, a mundet një ambasador i huaj t’i thotë organit të prokurorisë këto gjëra? Ndërkohë që, Prokuroria dhe gjykata është një nga mekanizmat kryesore për mbrojtjen e shtetit të së drejtës për mbrojtjen e sistemit gjyqësor dhe pavarësinë e pushtetit. Si mundet që prokuroria të mendohet si levë, ose si mekanizëm i një qeverisje. Ajo është dhe duhet konceptuar si organi kryesor që duhet të hetojë se, ku shkojnë paratë ose si menaxhohen paratë, dhe personi kryesor që duhet hetuar është vetë kryeministri, sepse ai ka buxhetin më të madh. Ai ka gjithë lekët e Shqipërisë. Nëse prokuroria është në shërbim të kryeministrit atëherë kush do hetojë se ku shkojnë paratë, sepse mekanizmi kryesor është kontrolli. Dhe qëllimi kryesor i qeverisë ishte të mos kishte asnjë lloj pengese në të gjithë veprimtarinë e vet, edhe kur vijnë tani përgjime nga autoritetet e huaja dhe kur kanë dalë përgjime dhe nga të tjerë, pikërisht në periudhën që ka qenë Reforma në Drejtësi, veprimtaria kriminale e qeverisë dhe e mafias dhe e bandave kanë qenë super të aktivizuara në Shqipëri, sepse kanë ecur me këtë mentalitet. Tashmë që Reformën në Drejtësi, gjykatën dhe prokurorinë, e kthyem në varësi tonë, ata do bëjnë çfarë të themi ne dhe ne do të jemi të lirë të bëjmë çfarë të duam ne, ky është mentaliteti i të gjithëve. Dhe po të shohësh atë mënyrë harbute dhe aq të lirshme se si flasin në telefona qoftë për të vjedh votat, qoftë dhe për të marrë tendera, qoftë dhe për të goditur njerëzit e opozitës, pra nuk kanë patur asnjë merak për ta bërë një gjë të tillë se do hetoheshin, apo se do ndiqeshin penalisht, apo se aktet e tyre juridike do të goditeshin në gjykatë.

Shantazhe dhe zvarritja e vulës

Dhe sot e kësaj ditë kemi këtë rezultat, ku opozita shkoi për çështjen e vulës edhe të siglës nga njëra shkallë në shkallën tjetër. Pse? Sepse gjykata ishte nën presionin e vetingut, gjyqtari që të jepte vendim në favor të opozitës mund të shkarkohej, pavarësisht që u shkarkua më pas, por ai u përdor. Ai ishte nën shantazh, ai ishtë nën presion nëpërmjet procesit të vetingut, sepse procesi i vetingut ka qenë një nga mënyrat për të shantazhuar gjyqtarë dhe prokurorë në sistem, nëse ju nuk i shërbeni sistemit të qeverisjes, nëse ju nuk pranoni urdhërat tonë, ju do të shkarkoheni, dhe janë shkarkuar edhe gjyqtarë edhe prokurorë, që kanë afërsi dhe bindje majtas, por që kanë patur një far dinjiteti, nuk pranonin në mënyrë të verbër të urdhëroheshin ose të merrnin vendime absurde në kundërshtim me kushtetutën, apo ligjin, kanë pasur dinjitetin e tyre dhe janë kujdesur që të mbajnë në sistem prokurorë edhe gjyqtarë plotësisht të bindur, nuk ka rëndësi nëse ata kanë prirje ose kanë afërsi majtas apo djathtas, apo kanë familje që vijnë nga e majta apo e djathta, por ata janë kujdesur që më së shumti këta njerëz të jenë të bindur apo të verbër dhe të mos japin vendime në kundërshtim me interesat e qeverisë pavarësisht se ato mund të jenë në kundërshtim me ligjin, apo me kushtetutën.

Kemi disa raste procesesh që janë dhënë vendime të kësaj natyre dhe një nga më të dëmtuarit e kësaj historie është vetë opozita dhe proceset qoftë çështje civile apo penale.

Reforma në Drejtësi, “kthetrat e Soros” dhe vettingu

Pra, para se të votohej Reforma në Drejtësi u krijuan edhe komisionet e ekspertëve që hartuan planet dhe projektet për Reformën në Drejtësi. Të gjithë këta ekspertë, pjesa më e madhë ishin në konflikt interesi, ishin njerëz të afërt të pushtetit dhe drejtësisë, ishin njerëz që kishin ardhur dhe nga Fondacioni Soros, të financuar nga Fondacioni Soros, dhe këta hartuan reformën dhe të gjithë këta në fund u emëruan në pozicione shumë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Asnjëri prej tyre nuk ka kaluar në procesin e vetingut të famshëm siç u bënë për prokurorët e tjerë, të cilët u përjashtuan. Asnjëri prej tyre që kanë ardhur tani në Gjykatën e Lartë, në Gjyaktën Kushtetuese, në KLT, në KLP, në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi apo edhe në ILT (Institucioni i Lartë i Drejtësisë), asnjëri prej tyre që ishin pjesë e grupit të Reformës në Drejtësi nuk ka kaluar në procesin e vetingut.

Lobingjet kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve në Gjykatën e Strasburgut

Rasti më tipik dhe domethënës është rasti i gjyqtarit Darian Pavli që është në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ai ka qenë ekspert në Fondacionin Soros në Reformën në Drejtësi dhe në kundërshtim, në konflikte interesi ai tashmë jep vendime kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve në Gjykatën e Strasburgut.

Pra, ai ka qenë person që ka marrë pjesë ose ka bërë dhe propagandë, ka bërë dhe studim, dhe sondazhe që Reforma në Drejtësi duhej, sepse duheshin larguar “mollët e kalbur” të sistemit, ndërkohë ai jep vendime po në konflikt interesi me atë çfarë ka dhënë në mendimin e tij.

Shqipëria është një vend i vogël ndoshta dhe nuk është një problem i madh dhe për shtetet e tjera, por po të shkojmë në dukje është një qendër europiane për ligjin dhe drejtësinë në Europë që merret me studimin e gjithë gjyqtarëve dhe me vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, edhe një nga shqetësimet kryesore të kësaj qendre europiane, është rënia e cilësisë dhe një lobim që po bën Fondacioni Soros që të çojë gjyqtar që kanë lidhje të drejtëpërdrejta dhe indirekte me këtë fondacion në Gjykatën Evropiane të Njeriut, dhe i ka marrë me rradhë të gjithë gjyqtarët, dhe rasti më tipik dhe domethënës për këtë lobim është gjyqtari shqiptar Darian Pavli, i cili ka gënjyer përsa i përket dhe background-it të tij, sepse është deklaruar që ka qenë avokat ndërkohë nuk ka asnjë çështje gjyqësore, nuk ka mbrojtur asnjëherë asnjë rast, nuk ka shkuar asnjëherë në gjykatë dhe e vetmja karrierë e tij është që ka qenë jurist i Fondacioni Soros tek Reforma në Drejtësi. Shqetësimi i kësaj qendre që po e shtroj këtu është se nëpërmjet këtyre personave që Fondacioni Soros nëpërmjet lobimeve të ndryshme që ka nëpër shtetet e Europës, Lindore kryesisht, kërkon atë që qeveritë duan ta bëjnë me ligje të brendshme, duan ta zhbëjnë me vendimet e Gjykatës të Strasburgut. Nëse Meloni do të bëjë një ligj që është konservatorë, që ka të bëjë me azilantët, që ka të bëjë me familjen, që ka të bëjë me refugjatët atëherë këto ligje do të shpërbëhen në Gjykatën e Strasburgut, sepse aty është Darian Pavli, që i bie rasti dhe do mbajë linjën përkatëse që ka dhe ky është një shqetësim.

Shqetësim tjetër është që rasti Shqiptar mund të përdoret, pra se duke shkuar çështja në Gjykatën e Strasburgut krijohet dhe praktika atje dhe duke mos pasur vëmendjen e duhur konsolidohet praktika dhe këtë Reformë në Drejtësi mund të përdoret në një formë, apo në një formë tjetër edhe në shtete të tjera të Evropës, dhe duke patur një praktik të konsoliduar në Gjykatën e Strasburgut që thotë kjo është brenda rregullave të Konventës Evropiane, nuk ka asnjë lloj problemi mund të imponohet edhe në shtete të tjera të Evropës, duke përdorur si shembull rastin e Shqipërisë, prandaj bëhet një propagandë e madhe ku thuhet që Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka një sukses, ka ecur para. Pra nuk duhet marrë si një fenomen lokal vetëm për Shqipërinë, pra kjo duhet parë dhe si një alarm si një rrezik që mund të shërbejë si shembull edhe për shtetet e tjera.

Të katapuluarit dhe nepotikët në sistem falë Reformës në Drejtësi.

Çfarë ka ndodhur me Reformën në Drejtësi, u krijuan komisionet e Vetingut, ata anëtar që u zgjodhën në komision ishin njerëz me probleme të ndryshme, disa kanë qenë të dënuar penalisht, disa kanë qenë të shkarkuar nga puna, disa prej tyre janë në konflikt të pastër interesi me njerëzit e qeverisë, kemi motrën e Belinda Ballukut. Pra motra është ministre e kryesore e qeverisë, motra vetë jep vendime kush duhet shkarkuar nga gjyqtarët dhe prokurorët, a ka konflikt më të pastër se kjo, ska. Të gjithë janë njerëz me probleme të ndryshme, të cilëve nuk u është bërë as vetingu. Të gjithë kanë probleme me pasurinë dhe me historinë e tyre. Të gjithë këta japin mendime duke shkarkuar gjyqtarë me prokurorë në mënyrë selektive, duke marr urdhëra të drejtpërdrejtë nga qeveria. Po kemi  një rast të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut që ka konstatuar që në Gjykatën -Kolegji i Poasçëm i Apelimit-, ka qenë një gjyqtar i emëruar në kundërshtim me ligjin, sepse ka qenë i shkarkuar si gjyqtar, Luan Daci, dhe u emërua dhe ka dhënë vendime për 20 e ca gjyqtarë e  prokurorë që janë shkarkuar. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me të drejtë konstatoi që ky person nuk duhet të ishte në atë detyrë dhe procesi që është bërë në rastin e Besim Canit kundër Shqipërisë është konstatuar ‘Shkelje e të Drejtave të Njeriut’, pasi është konstatuar që ka pasur shkelje të nenit 6 -të të Konventës për të patur një gjykatë të caktuar me ligj, sepse një anëtarë i trupit gjykues nuk ka plotësuar kriteret për të qenë gjyqtarë dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut refuzon në mënyrë të çuditshme që këtë rast ta përdori për raste të tjera dhe janë më shumë se njëzetë raste të tjera. Nuk pranon t’i gjykoj ato. Edhe Gjykata Shqiptare KPA-ja nuk pranon të rigjykojë çështjet ku ka qenë gjyqtar Luan Daci, dhe në mënyrë absurde thotë se Luan Daci kur ka kryer veprën penale të falsifikimit për të marr detyrën e ka bërë para se të ishte gjyqtar nuk ka ndikuar në dhënien e vendimit. Por nëse ai nuk do kishte bërë atë falsifikim për të marr detyrën nuk do ishte gjyqtar. Ky është rast alarmi pasi dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut pavarësisht se ka një ide që atje bëhet drejtësi, por atje kuptohet që është më shumë një Gjykatë politike e orientuar politikisht. Problemi është që duhet parë si rrymë, a do pranohen vendimet e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut, kur ato të japin vendime kundra shtetit të Italise, kundra shtetit të Hollandës, apo shtete të tjera, që kanë qeveri të djathta që të marrin vendime ose të bëjnë ligje që kanë sipas politikës së tyre të djathtë që kanë të bëjnë me familjen, me azilin.