Rikthehet i nxehti, rriten temperaturat sot

142
Sigal

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të më dukshme këto në zonat malore. Por në vijim pritet shfaqje e vranësirave të lehta në pothuajse gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara varënsirat do të mbeten në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do fryjë e mesatere dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, ku më e parnishem do të jetë në detin Jon duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Zonat të izoluara në Itali dhe në Brigjet e Egjeut do të ketë kalime varënsirash të cilat do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara. Po ashtu Europa Veriore dhe Lindore do të jenë në ndikimin e varënsirave dhe reshjeve të pakta të shiut, kjo si pasoj e zhvillimit të ciklonit të Islandës. Ndërsa Europa Qëndrore dhe Jugore do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Paaraditja në Kosovë do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin. Por parashikohet që pas mesdite në Kosovë të ketë vranësira kalimtare, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

MV do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin gjatë paradites dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit. Por pas mesdite parashikohet që vranësirat e pakta të shfaqen gradualisht në pothuajse të gjithë MV.