Gazeta “Telegraf”
A është kjo një provë se “Reforma në Drejtësi” është kthyer në gjueti shtrigash?
Që në fillimet e përgatitjes së draftit për Reformën në Drejtësi, Komisioni i Venecias deklaroi se kjo reformë nuk do ta kalojë klasën dhe do të dështojë, pasi politika po kërkon ta përdorë
“Reformën në Drejtësi“ për qëllimet e politikanëve, për interest e tyre personale, korruptive, partiake, nepotike, klienteliste, por edhe për t’i shërbyer bandave kriminale të cilat do të përdoren në fushatat elektorale. A nuk ndodhi e njëjta gjë edhe me përgjimet e dosjes 339 dhe 184 ku me zë dhe figurë kishte implikim të politikës, me zyrtarët e shtetit, ministrat, drejtuesit e policisë , prokurorisë dhe gjykatës? Po Patronazhistët? Po Inceneratorët? Po vjedhja dhe keqpërdorimi i të Dhënave Personale? Ja pra që politika duke përgatitur draftin për Reformën në Drejtësi, e përdori këtë reformë për të mbyllur dosjet në prokurori dhe gjykatë. A u dënua një ministër, deputet apo drejtor për përgjimet e zbardhura nga “Bild”? Dhe ndryshe nga politika qytetarët kërkuan “Reformimin e Drejtësisë”, e cila u mbyllte shtigjet, dyert dhe dritaret politikës, në mënyrë që kjo e fundit të mos e përdorte Vettingun si gjueti shtrigash, apo “koka turku”, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të pabindur që do t’u vendosnin prangat hajdutëve të pasurisë kombëtare për t’i hapur rrugën krijimit të shtetit demokratik e ligjor, për një demokraci me themel.
Kur partia dhe drejtësia bashkohen si një trup i vetëm
Alket Hyseni me Ardian Dvoranin dje në një nga kafenetë në zemër të Tiranës
Alket Hyseni, Kryetar i Garancive Statutore në PS, i Financave të PS-së, doganjer dhe ish-Drejtor i Pastrimit të Parave, Kreu i Taks-Forcës për pronat e tjetërsuara në bregdet, deputet i PS, dhe i Komisionit të Ligjeve me gjyqtarin Ardian Dvorani, ish-kreu i KED që e nxori “lakuriq” Venecia, por që e veshën KPK -KPA, duke e konsideruar si model i pastërtisë nga Vettingu i Komisarëve te Partisë. Dvorani doli pa probleme në hetimin administrativ të vetingut, ndërsa një mosdeklarim i llogarive bankare të atij dhe familjarëve të tij në masën 99 milionë lekë u konsiderua nga “ushtarët e tribunalit të vettingut” si pasaktësi dhe jo si fshehje të ardhurash?! Çfarë marrëzie ! Po gjyqet komuniste në vitet e revolucionit demokratik 1989-1991, ku qindra qytetarë të Shkodrës u dënuan nga hetuesi i komunizmit për të vetmin shkak se kërkuan dhe rrëzuan bustin e diktatorit Stalin, pasardhësit të Putinit. Ja pra kjo është drejtësia e korruptuar,e degjeneruar dhe në shërbim të oligarkisë së “Rilindjes Mavi”. U harxhuan 200 mln euro për ta vënë në shërbim të qeverisë dhe ministrave të babëzitur, duke shkatërruar demokracinë… I Love – ‘Reforma Sorosiane në Drejtësi’ – (Të fala nga Qytetari Dixhital)
Konflikte dhe lakmi: Si u bë deputeti Alket Hyseni pronar resorti në Dhërmi
Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se deputeti socialist, Alket Hyseni u bë pronar i 11 mijë metrave katrorë tokë dhe më pas ortak në resortin turistik ‘Ionian Olea’ në Dhërmi, ndonëse konfliktet për tokën ishin denoncuar shpesh në Prokurori dhe në Task-forcën e drejtuar prej tij. Në qershor 2016, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e zhvillimit për kompleksin turistik ‘Ionian Olea’ – një resort vilash dhe apartamentesh luksoze në bregdetin e fshatit Dhërmi në bashkinë Himarë. Dy nga katër parcelat ku po ndërtohet resorti turistik ‘Ionian Olea’, të cilat kanë një sipërfaqe prej 5 mijë dhe 6 mijë metrash katrorë tokë bujqësore, janë në pronësi të zyrës ligjore ‘Hyseni & Associates’– e regjistruar në Tiranë dhe në pronësi të babait pensionist të deputetit Alket Hyseni. Zyra ligjore ‘Hyseni & Associaties’ është drejtuar nga Alket Hyseni nga viti 2006 deri në vitin 2014, kur ai u zëvendësua në administrim nga kunati i tij, Idajet Çelaj. Nga viti 2014 deri në vitin 2016, Hyseni udhëhoqi Task-forcën e ngritur nga kryeministri Edi Rama për të verifikuar tjetërsimin e paligjshëm të pronave shtetërore. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se origjina e tokës me sipërfaqe totale 11 mijë metra katrorë, për të cilën ‘Hyseni & Associates’ ka lidhur një kontratë sipërmarrje me zhvilluesit e resortit ‘Ionian Olea’ dhe pritet të përfitojë sipërfaqe ndërtimi me vlerë miliona euro është e dyshimtë, ndërkohë që verifikimi i mënyrës së tjetërsimit të saj ka qenë detyrë e Task-forcës së drejtuar nga Hyseni. “Nuk e akuzoj unë, por dokumentet,” -shprehet Irini Bua nga Dhërmiu, e cila shton se deputeti Hyseni po ndërton në mënyrë të paligjshme në tokën e saj. “Prona ka qenë me masë sigurie që në vitin 2015. Shit-blerjet në pronë janë bërë pas masës së sigurisë nga gjykata. Ata e morën vesh që kjo pronë ka probleme dhe filluan shit-blerjet e pronës,”- shtoi ajo. Hyseni ia ka shitur tokën firmës ligjore të regjistruar në pronësi të të atit me një çmim prej 30 milionë lekësh. Nga kontrata e sipërmarrjes me zhvilluesit e resortit ‘Ionian Olea’, firma ligjore “Hyseni & Associates” pritet të përfitojë minimalisht 1100 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi në resortin turistik, e cila ka një vlerë tregu prej 1.1 milionë euro. Në varësi të koeficentit të ndërtimit dhe vlerës së shitjes së pronave, përfitimet mund të shkojnë në disa milionë euro.
Reforma në Drejtësi në Shqipëri dhe magjia e fjalëve të Presidentit amerikan Regan: Demokracia nuk pret!
Ja pse politika nuk e kishte seriozisht “Reformën në Drejtësi”, dhe për këtë krijoi KPK dhe KPA që “polli” gjyqtar të kalibrit Dvorani për të mbyllur zullumet e zyrtarëve dhe shërbëtorëve të tyre. Nëse do kishim një reformë të vërtetë ashtu sikurse e kërkuan BE dhe SHBA, atëherë i takonte që një pjesë e mirë e politikanëve të përgatisnin vetë qelitë e burgut dhe disa të tjerë të bënin gati litarin rreth qafës së tyre. Nëse rilindja do të ishte e sinqertë me qytetarët shqiptarë dhe taksapaguesit amerikanë dhe europianë, të cilët kanë paguar dhe po paguajnë për këtë ‘Reformën në Drejtësi’, do ishte mirë ‘ që më përpara, të përgatitnin dhe shpallnin ligjin për hapjen e dosjeve dhe atë të dekriminalizimit. Pasi të mbylleshin këto dy ligje, atëherë’e besoje, se do i hapej rruga nismës së plotë për reformën në drejtësi. E nëse do të bëhej kjo, sot nuk do diskutonim as për Alket Hysenin dhe as për Ardian Dvoranin, të cilët do ta pinin kafen ose në qelitë e burgut ose si qytetarë të zakonshëm. Por e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe “nga e thëna në të bërë, na ndan në mes një mal i tërë”. Ndaj dhe ndërkombëtarët dhe diplomatët perëndimorë në Tiranë nuk duhet të pajtohen me rikthimin e diktaturës dhe as me “prerjen e kokave të turkut” apo larjen e hesapeve brenda llojit, nëpërmjet gjuetisë së shtrigave. Reforma në Drejtësi është uzurpuar me qëllimin final, burgosjen dhe syrgjynosjes e kundërshtarëve politikë brenda ‘korporatës’ së Rilindjes por edhe opozitës, e cila tashmë ka shpëtuar nga kthetrat e oligarkisë dhe sekteve, për të ringritur Shqipërinë nga gremina ku po e çon timonieri i autobuzit të rilindjes. Gazetarët dhe media nuk kanë nevojë për riedukim! Ne duhet të çojmë për edukim kryeministrin dhe ministrat e tij! Ata po na grabisin e ne i lejojmë edhe të na ndëshkojnë! Protesta e 7 korrikut është fillimi për të mos aaritur fundin në të cilin u katandis nga i njëjti sekt edhe Sri Lanka. Fjalët magjike “Demokracia nuk pret”, të ideatorit dhe frymëzuesit antikomunist që rrëzoi Murin e Berlinit, Presidenti i SHBA, Ronald Regan, janë më aktuale se kurrë.
Gazeta ‘Telegraf’ në rubrikën e saj “DREJTËSIA”, mirëpret qytetarët, nënpunësit dhe cilindo, që kërkon të publikojë fakte dhe skandale të Reformës në Drejtësi .