PROFILI/ OFL i dërgoi formularin për deklarim pasurie, kush është Gëzim Çela, ish-oficeri i Forcave Speciale

303
Sigal

Gëzim Çela, banues në Kurbin, i dënuar për “shfrytëzim prōstitucioni”, është një nga tre personat, që Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin e vetë-deklarimit të pasurisë.

Çela njihet si “bos i trafikut ndërkombëtar të drōgës”, që kishte origjinën nga vendet e Lindjes së Mesme, kalonte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Më 2015, ai akuzohej për trafik ndërkombëtar të kōkainës.

Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik drōge.

Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kōkainë. Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar krīminal, i cili trafikonte drōga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kōkainë. Ai ishte korrier drōge, që furnizohej në Prishtinë.

Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kōkainë dhe heroīnë. Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kōkainë, edhe 150 kilogramë kanabīs sativa. Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.

Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.

Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Celës në Fushë Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drōgës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drōgës.

Për të, ekziston një dënim nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gëzim Çela, përpara se të implikohej në trafikant droge e të ishte kryetari i një bande të trafikut të kōkainës, ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997.