Bledi Dervishaj: Bashkëqeverisje apo përqendim pushteti

224
Pavarësisht temave shqetësuese për shoqërinë tonë në këto kohë të vështira që po jetojmë, u bë 1muaj që hapësirat televizive dominohen nga dalje publike të KM, që si lajtmotiv parafestiv, ka zgjedhur mbrojtjen e ligjit të bashkëqeverisjes.
Fakti që Presidenti e ktheu këtë ligj për rishqyrtim, o i ka frymëzuar, o i ka mërzitur shumë.
Nga ana tjetër, ky fakt tregon arsyet pse e kanë kaq për zemër “bashkëqeverisjen” të sajuar në letra, jo atë të vërtetën që respektojnë qeveritë demokratike dhe në vende realisht demokratike.
Sepse ky ligj i sajuar, nuk do sjellë asgjë më shumë veçse:
– Përqëndim edhe më të madh të pushtetit tek KM;
– rritje të presionit të pushtetit ndaj qytetarit që për zgjidhjen e një halli të tij me administratën, do të duhet të ndjekë një proces jo vetëm fars, por kryekeput ta paligjshëm “negocimi”;
– pushteti vendor përveçse de facto vendoset edhe me ligj nën kontrollin direkt nga KM;
– mbulohet dështimi i reformës në administratën publike dhe paaftësia për ta vendosur atë në shinat e ligjit;
– jo vetëm kaq por edhe mos funksionimin normal dhe boshatisjen e sistemit gjyqësor që mbulon veprimtarinë administrative duket sikur duan ta plotësojnë në dukje me super pushtetin që i atribuohet KM, dhe kjo, për “zgjidhjen” e halleve dhe konflikteve disa vjeçare që qytetari ka me administratën.
Pra më thjesht, qytetarit i thuhet se: Në gjykatën administrative mund të mbarosh punë për 5, 6 apo 7 vjet.
Po deshe ta zgjidhësh hallin që ke me administratën që nuk punon apo nuk do të punojë, hajde ta “negociojmë” dhe e zgjidhim ne menjëherë!!!
E të gjitha këto e shumë të tjera po kamuflohen publikisht me dy argumenta që skanë asnjë lidhje me qëllimin real të ligjit për bashkëqevrisjen;
Realisht publiku po:
– manipulohet me argumentin se sa të hyjë në fuqi ky ligj ne do e ndajmë pushtetin me ju, do bashkëqeverisimin dhe çdo hall i juaji do zgjidhet.👎
– sistemi e-albania citohet vetëm në një nen të këtij ligji edhe pse nuk ka asnjë lidhje me qëllimin e vet ligjit.
Kjo vetëm e vetëm që i githë ligji që s’ka asnjë lidhje me këtë sistem, të kalojë pa u vënë re, edhe pse ka shkelje të rënda kushtetuese.
Kjo është dhe pjesa më e rëndë e manipulimit!
Fol në televizor 2 orë për sistemin e-albania që nuk është një risi, për sa kohë është funksional prej kohësh, dhe s’ka asnjë lidhje me këtë ligj, ndërsa shmangin të vërtetën – atë të përqëndimit edhe më shumë të pushtetit tek një dorë – tek ajo e KM-së.
Ndërkohë që, një mazhorancë e përgjegjshme dhe e sinqertë me popullin e saj, nëse do vërtet që të qeverisë bashkë me qytetarët me të drejta reale për të vendosur, mund ta bëjë vetëm me një xhest politik.
Po si ??
Të miratojë Projektligjin “PËR REFERENDUMET”
Ka 23 vjet që qytetarëve u është mohuar e drejta kushtetuese për të vendosur vet për çështje me rendësi.
Ka mbi 1 vit që në Kuvend u depozitua dhe qëndroi në sirtar i pashqyrtuar projektligji “Për Referendumet. Ky ligj i hartuar nga shoqëria civile u propozuar nga një ish-deputete.
Nuk e shqyrtoi njeri, por i’u kthye nismëtarit, në një kohë kur sot ai nuk është më as dhe deputet (Shiko në linkun poshtë👇projektligjin e referendumeve dhe fatin e tij në Kuvend)
Miratoni pa pengesa dhe sipas Kushtetutës projektligjin për Referendumet dhe pastaj mund të themi se ka një instrument për të bashkë-vendosur me qytetarët për çështje të mëdha.
KJO ËSHTË BASHKËQEVERISJE.
Jo modeli autokratik, “alla patronazhist” që përmban ligji antikushtetues që është miratuar.
Sigal