Merr flakë makina në autostradën Fier-Vlorë

149
Sigal

Një makinë tip “Volkswagen” ka marrë flakë në lëvizje e sipër në autostradën Fier-Vlorë.

Uniformat blu bëjnë me dije se makina është djegur në orët e para të mëngjesit sot, rreth orës 04:00.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjetm ndërsa mësohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes