Rikthehen reshjet e dëborës në vend, zbardhen rrugët Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh

17
Sigal

Në 24 orët e fundit në vend janë rikthyer reshjet e dëborës. Në veri, rrugët Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh janë mbuluar nga bora.

Aktualisht po punohet për pastrimin e rrugëve dhe nuk paraqiten problem në qarkullim.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të kenë kujdes gjatë lëvizjes në këto rrugë.

Fillimi i kësaj jave solli rënien e temperaturave në vend dhe rikthimin e reshjeve të shiut, ndërsa në zonat malore ka pasur edhe reshje dëbore.