Acar në Shqipëri, temperaturat deri në -7 gradë, njihuni me parashikimin e motit sot

227
Sigal

Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.

Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët priten të bien përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore, ndërkoë që, përgjatë luginave do ketë prezencë të mjegullës së dendur, e mjegullina lokale.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore -7 deri 4°C, në zona e ulëta -3 deri 10°C dhe në zona bregdetare 0 deri 12°C.