Rifillojnë kërkimet në banesat e shembura në Thumanë të Fushë Krujës

422
Sigal

Ekipet shqiptare dhe të huaja të kërkim-shpëtimit kanë rinisur këtë mëngjes operacionin për nxjerrjen e të mbijetuarve dhe trupave pa jetë nga gërmadhat në banesat e shembura në Thumanë të Krujës. Dyshohet se ka ende 20 persona nën rrënoja.

Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.4, deri tani ka arritur në 24, ai të plagosurve në 640 dhe dhe numri i shpëtuarve në 45.