Rezultoi pozitiv me koronavirus, reagon Drejtoria e Shkollës Jopublike: Mësuesi është vendosur në karantinë

367
Sigal

Një person nga stafi edukativ i shkollës “Omiros” në Korçë ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin, duke vënë në alarm prindërit e fëmijëve.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Drejtoria e Shkollës Jopublike “Omiros”, e cila në një deklaratë zyrtare bën me dije se që në çastin e parë që është konmstatuar pozitiv mësuesi është vepruar me poërgjegjësi të plotë sipas udhëzimeve të institucioneve.

Gjithashtu bëhet e ditur se mësuesi tashmë është vendosur në karantinë dhe po merr ilaçet e nevojshme, ndërsa familjarët e tij i janë nënshtruar testit dhe kanë rezultuar negativë.