Reshjet e shiut, disa lagje e rrugë të Durrësit nën ujë, përmbytet ‘Lagja 18’

211
Sigal

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë bërë që disa lagje dhe rrugë të qytetit të Durrësit të jenë nën pushtetin e ujit.

Situata më e rëndë paraqitet në lagjen nr.18, pranë stadiumit.

Sikurse shihet në foton e mësipërme, uji i cili ka depërtuar mbi trotuare ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.