Reshjet e shiut/ Bashkia Lezhë: Rruga që lidh fshatin Blinisht vazhdon të jetë e pakalueshme

122
Sigal

Situata për shkak të reshjeve në Qarkun e Lezhës mëngjesin e sotëm paraqet me disa problematika.

Në territorin e qarkut Lezhë, gjatë mbrëmjes deri sot ka pasur reshje shiu me intensitet të mesëm deri të lartë. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm reshje.

Njoftimi i Bashkisë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla. Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet. Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.
Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuotë kritike. Lumi Gjadër ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

Reshjet e shiut kanë qenë prezente në territorin shqiptar prej 4 ditësh. Shkodra dhe Lezha, janë dy qarqet më të goditura, të cilat kanë pasur përmbytje të shumta. Sot situata duket më e qetë. Në orët e pasdites reshjet do të largohen për t’i lënë vendin temperaturave të ulëta. Në disa zona do të shkojnë deri në – gradë Celsius.