Reshje shiu të herë pas hershme përgjatë bregdetit, moti për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar.

Sigal

Nga orët e mesditës reshjet e shiut do shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Me pas intensiteti i reshjeve ulet.

Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër do ketë reshje dëbore. Të pranishme do të bëhen mjegulla e dendur në lugina në orët e mëngjesit dhe ngrica në ekstremet malore.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje –Jugperëndim me shpejtësi 2-12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 6/10 re shi

Kukës 3/6 re shi/bore

Lezhë 7/11 re shi

Dibër 2/8 re shi/bore

Durrës 10/16 re shi

Tiranë 9/15 re shi

Elbasan 7/13 re shi

Berat 6/13 re shi

Vlorë 10/13 re shi

Korcë 2/6 re shi/bore

Gjirokastër 3/9 re shi

Sarandë 8/12 re shi.