E dhunuan pesë ditë më parë, humb jetën në spital 55 vjeçari durrsak

317
Një 55 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra.
Sigal

 viktima Dervish Kalaja, disa ditë më parë ishte përfshirë në një sherr të ndodhur mes disa personave në një lokal, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në Ishëm rreth orës 22:00, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Goditën me mjete të forta dhe mjete prerëse 3 shtetas, arrestohen në flagrancë 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Arrestohet dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Gjobitet edhe me masë administrative, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasit:
A.K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

[09:16, 12/12/2020] Nevila: E goditen me sende te forta, duke e rrahur barbarisht, nderron jete Dervish Kalaja. Ai u perfsh ne nje sherr ne nje lokal ne zonen e ishmit pak dite me pare. 63-vjecari nuk arriti tu mbijetonte plagëve te marra dhe nderroi jete mbremjen e djeshme ne spitalin Ushtarak ne Tirane.