Veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues. Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë.
Një nga rastet më të paprecendenta të ndodhura ndonjëherë me një gazetar investigativ siç është reporter Elton Qyno, ka sjellë reagimin e fuqishëm të organizatave më të njohura në botë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirive të tyre gjatë raportimit. Shoqatat e mediave në vend, duhet ta nsin ditët me kauzën e mbrojtjes së gazetarëve, ku protestat të vazhdueshme të jenë opsioni i qëndresës kundrejt veprimeve arbitrare ndaj mediave.
13 organizatat e mbrojtjes së gazetarëve kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, duke ju drejtuar drejtuesit të prokurorisë SPAK, Altin Dumani, që cilit i kërkojnë kthimin e pajisjeve të sekuestruara ndaj gazetarit Elton Qyno.
Si dhe ndërprerja e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij, do të tregonte mirëkuptim, respektim, dhe mbrojtje të lirisë së medias dhe të burimeve gazetareske në Shqipëri.
“…veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues. Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë…”-thuhet në deklaratën e përbashkët të 13 organizatave.
Më poshtë jepet e plotë letra e përbashkët e firmosur nga 13 organizatat drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, duke i vënë në dukje të gjithë praktikën legjislative të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Kthimi i pajisjeve të sekuestruara zotit Qyno dhe ndërprerja e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij do të tregonte mirëkuptim, respektim, dhe mbrojtje të lirisë së medias dhe të burimeve gazetareske në Shqipëri.
LETRA E PLOTË
Drejtuar: Z. Altin Dumani
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)
Lënda: Rasti i gazetarit Elton Qyno
I nderuar zoti Dumani,
Ne, antarët e Rrjetit Safe Journalists dhe organizatat partnere të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) si dhe Reporterët pa Kufinj, po ju shkruajmë për të shprehur shqetësimet tona mbi veprimet e fundit të ndërmarra nga SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno.
Vendimi për të sekuestruar pajisjet e zotit Qyno dhe për t’i bërë presion për të zbuluar burimet e tij është një çështje e rëndësishme për ne si organizata të përkushtuara për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, lirisë së medias dhe integritetit gazetaresk.
Veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues.
Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë.
Ne e njohim domosdoshmërinë e pajtueshmërisë ligjore në proceset gjyqësore. Megjithatë, balancimi i kësaj me parimin e njohur ndërkombëtarisht të mbrojtjes së burimeve gazetareske është thelbësor.
Ky parim nuk është vetëm kritik për të drejtat e gazetarëve, por është gjithashtu thelbësor për të drejtën e publikut për informim dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të një shoqërie demokratike.
Nisur nga këto konsiderata, i bëjmë thirrje SPAK-ut të rivlerësojë qasjen e tij në këtë rast.
Kthimi i pajisjeve të sekuestruara zotit Qyno dhe ndërprerja e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij do të tregonte mirëkuptim, respektim, dhe mbrojtje të lirisë së medias dhe të burimeve gazetareske në Shqipëri.
Kjo qasje do të përputhej me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe entitete të tjera ndërkombëtare të dedikuara për lirinë e medias.
I bëjmë thirrje zyrës suaj që t’i japë përparësi mbrojtjes së burimeve gazetareske, e cila është themelore për ruajtjen e lirisë së shtypit dhe parimeve demokratike.
Marrëdhënia e besimit midis gazetarëve, burimeve të tyre, publikut dhe zbatimit të ligjit varet shumë nga respektimi dhe ruajtja e këtyre vlerave.
Ne ju falënderojmë për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje dhe presim me padurim një vendim që mbështet lirinë e medias dhe mbron burimet gazetareske në Shqipëri.
Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën dhe të raportojnë çdo zhvillim të mëtejshëm.
13 Organizatat
- Safe Journalists Netëork
- Association of Journalists of Kosovo
- Association of Journalists of Macedonia
- BH Journalists Association
- Croatian Journalists’ Association
- Independent Journalists Association of Serbia
- Trade Union of Media of Montenegro
- European Center for Press and Media Freedom
- European Federation of Journalists
- Free Press Unlimited
- International Press Institute
- OBC Transeuropa
- Reporters Without Borders.