Rasti i Altin Goxhajt/ Administrativja shfuqizon gjobën 50 milionë Lekë për pjesëmarrje në protesta

370
Sigal

Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar gjobën që policia i vuri avokatit Altin Goxhaj, për shkelje të “Aktit Normativ” lidhur me grumbullimin e personave.

Kujtojmë se Goxhaj ishte pjesë e një protestë të zhvilluar në muajin Maj dhe për këtë u gjobit nga policia.

Avokati ka çuar çështjen në Administrative, që këtë të Martë shfuqizoi gjobën. Vetë Goxhaj, në një reagim në rrjetet sociale, jep detaje rreth seancës.

Ai shprehet se, vendimi “është një lajm i mirë, sepse sot iu hap rruga ligjore demontimit total të të gjithë diktaturës së gjobave të plandemisë dhe sidomos të drejtës së protestave”.