Rama: “Audit ndërkombëtar Bankers-it 100% përgjegjësi për Marinzën!”

529
TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një audit ndërkombëtar lidhur me shpërthimet e puseve të naftës që çliruan gaz në Patos Marinzë nga ana e kompanisë “Bankers Petroleum”.
Duke folur për herë të parë për shpërthimet e “Bankers”, Rama paralajmëroi nisjen e një aksioni tjetër të rëdënsishëm për të vënë para drejtësisë të gjithë abuzuesit me cilësinë e naftës, përfshirë këtu pikat naftënxjerrëse si dhe ato të tregtimit në karburante.
Dhe në këtë drejtim, Rama theksoi se qeveria që ai drejton është e vendosur për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë, dhe për këtë nuk do të lejojë që të tjerë të pasurohen në kurriz të shqiptarëve.
Sipas Ramës, “Bankers” është përgjegjëse e shpërthimeve dhe se do të jetë po ajo e cila do të bëjë edhe dëmshpërblimin e banorëve të prekur.
“Operacioni do të jetë frontal nga pikat hyrëse në dogana, tek çdo pikë nxjerrje e naftës deri në çdo pikë shitje të vendit. Është një operacion që nuk do të tolerojë askënd. E dimë mirë se çfarë fuqie kanë ato që prej kaq vitesh ku kanë gjetur shesh kanë bërë përshesh, duke na lënë një përshesh nafte, duke vënë mina kudo ku vunë dorën si ajo në Marinzë. Por jo vetëm që nuk na dridhet qerpiku, por do t’u rrimë përballë dhe do t’i qëndrojmë në kornizën e ligjit. Në vendin tonë do të sigurojmë që çdo lloj ndërkombëtari nëse bën biznes në Shqipëri të mos trajtojë asnjë shqiptar si qenie e dorës së dytë. Nuk diskutohet as se kompania duhet të na bërë në dispozicion planin afatmesëm të rehabilitimit por do të kërkojmë një audit ndërkombëtar si në çdo vend demokrat, duke mbrojtur interesat e kombit, dhe siç ndodh sa herë që kompanitë e naftës bëjnë çuditë e tyre. dhe bazuar në auditin ndërkombëtar ne do të marrim edhe rezultatin e të gjitha problematikave që ka shtetit shqiptar, dhe për çdo problematikë kompania do të vihet përpara përgjegjësisë si në SHBA, Gjermani apo Kanada.” u shpreh në fjalën e tij Rama
Rama: Jo më kontrata fantazmë, por vetëm me emra të njohur botërisht dhe të panjollosur
Kryeministri paralajmëroi edhe një rishikim të kontratës, të cilën ai e cilësoi si një kontratë fantazmë e lënë trashëgim nga qeveria e kaluar. Për këtë arsye, Rama siguroi qytetarët se shteti shqiptar do të nënshkruajë marrëveshje vetëm me emra të njohur botërisht dhe të panjollosur. Për kryeministrin, asnjë litër naftë nuk do të humbet, pasi siç u shpreh ai, “jo vetëm që nuk na e kanë dhënë të huajt, por aq më tepër të na e marrin siç ju teket.”
“Ne nuk kemi luksin të mbyllim sytë apo të humbim qoftë edhe 1 litër naftë që nuk na e kanë dhënë të huajt dhe aq më tepër të na e marrin siç ju teket atyre. Ashtu si me universitetet na kanë lënë me kontrata fantazim. Ky nuk është një justifikim por kontratat e reja do të bëhen me emra të njohur botërisht dhe të panjollosur që edhe ata të jenë krenarë, edhe ne po ashtu. sigurisht secili sipas asaj që jep do të marrë atë që i takon. Por asnjë qindarkë më shumë sepse i takon shqiptarëve.” tha Rama –
Sigal