Radhë kilometrike në portin e Durrësit, tragetet nisen disa orë me vonesë

607
Tragetet në portin e Durrësit me destinacion Italinë janë nisur disa orë me vonesë, ndërsa është krijuar radhë kilometrike e mjeteve në port.
Mësohet se shkak për radhët e gjata është futja në skaner e të gjitha automjeteve që kanë destinacion Italinë.
Trageti me destinacion Ankonën që ka 50% të ngarkesës së mjeteve pritej të nisej në orën 19:00, por nuk është nisur ende.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar, ndërsa ka nga ata që janë edhe me fëmijë të vegjël.
Autoritetet në portin e Durrësit po punojnë me kapacitet për normalizimin e situatës.
Sigal