Çfarë tregojnë për karakterin tuaj fotot që postoni në rrjetet sociale

560
Çfarë kompleksesh apo dëshira të fshehura, të cilat as vetë ne nuk i kuptojmë, i tregojnë botës për natyrën tonë?
Selfie-t e ndryshme ( në pasqyrë, në ashensor etj)
Sasia e egoizmit dhe narcizismit kap majat. Ju keni një nevojë të madhe për vëmendje dhe jeni tepër sipërfaqësorë.
Selfie seksi
Duke I treguar botës se sa seksi jeni dhe sa shumë ndiheni të tillë përmes trupit tuaj duke e ekspozuar sin ë një ankand, askush nuk do ju marrë seriozisht.
Foto në çift
Kështu tregoni qartë se jeni dikush që nuk ndihet I vetëm, ndihet i dashuruar, i vlerësuar ose për të bërë xhelozë të tjerë njerëz. Në të gjitha rastet është tepër patetike si ide.
Fotot në grup
Nëse shumica e fotove tuaja janë nga festa me grupe të ndryshme njerëzish, tregon se në fakt jeni shumë të vetmuar.
Foto me fëmijët tuaj
Ka dy opsione: nëse ndani me të tjerët një foto të fëmijërisë tuaj, duke e vendosur aatë edhe si foto profile tregon se jeni të lodhur nga jetasi një i rritur me përgjegjësi.
Në rast se postoni foto me fëmijët tuaj, I tregoni të tjerëve se jeni një prind, dhe kjo është një arritje e madhe, ndryshe nga bashkëmoshatarët tuaj.
Kafshë dhe foto me kafshë
Nëse kafshët janë të shkrepur nga një fotograf, kjo tregon profesionalizmin e tij, por nëse dikush vendos foto profile një tigër apo ndonjëlloj kafshe tjetër të egër, do të thotë se e pasqyron veten si një njeri të fortë, kur në fakt nuk është.
Femrat nga ana tjetër postojnë foto të kotelve apo këlyshëve duke treguar sa të papjekura janë.
Veshjet “glamour”
Tregon qartë se jeni të etur për vëmendje dhe kërkoni shumë lajka.
Foto nga udhëtimet
Me këto lloj fotosh doni të tregoni se keni një status social më lart se të tjerët duke thënë: “Unë mund të përballoj diçka të tillë”.
Foto ku në sfond duken jahte, makina luksoze, etj.
“Jeta ime është perfekte”! Posi jo!
Foto nga zyra
Me këtë doni të tregoni se ju keni punën që shumë do ëndërronin. Shumë mirë për ju, shpresojmë të keni kështu edhe mendjen…
Foto të vërteta, pa filtër dhe Photoshop
Këto foto tregojnë se njerëzit e perceptojnë veten ashtu siç janë. Kjo vlen edhe në një situatë të tillë ku personi nuk ndryshon foton e profilit për një kohë të gjatë pa e vrarë mendjen se çfarë mendojnë të tjerët. Gjithashtu kjo tregon pjekur dhe se nuk janë të varur nga rrjetet sociale si një mënyrë për të promovuar veten me çdo kusht, përkundrazi jetojnë momentin në maksimum.
Sigal