Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

28
Sigal

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, 23 prill, në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë, ndërsa viktimë mbeti Vladimir Muhja.

Ai po lëvizte me biçikletë në anë të rrugës dhe aksidentalisht hasi përcjellësin e energjisë elektrike të një ndriçuesi i cili dyshohet të ketë qenë i zhveshur, duke i marrë jetën 43-vjeçarit.

Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa në lidhje me rastin nisën menjëherë hetimet.

Viktima Vladimir Muhja banonte në fshatin Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve. Ai punonte pranë një biznesi përgjatë aksin Lezhë-Milot dhe në momentin e ngjarjes po kthehej nga puna për në banesën e tij në Ishull-Lezhë.