Vasili: Bllokimi i telefonatave nga mesazhi i kryeministrit Rama përbën vepër penale

466
Sigal

I ftuar mbëmjen e sotme në emisionin “360 gradë”, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha se bllokimi i telefonatave nga mesazhi i kryeministrit Edi Rama përbën vepër penale. Deklarata u bë pas vështirësive të komunikimit me telefon të regjisores së emisionit.

Vasili: Zoti Zheji nuk qëndrove kur të thashë që kjo është saktësisht një vepër penale. Në momentin e pandemisë janë marrë masa të jashtëzakonshme, janë ndërprerë automjetet e të gjitha llojeve, ushtria ka dalë në rrugë me policinë dhe në këtë moment ndërpritet komunikimi i qytetarëve me një mesazh të kryeministrit. Kjo është një nga veprat penale më të qarta, më të drejtpërdrejta dhe të pastra që nuk ka nevojë për asnjë prokuror. Vetëm për këtë gjë ai nuk duhet të ishte kryeministër nesër.