Kryeministri Rama mesazh Bashës: Është koha të jemi një! Skadenca e maskave është njësoj si skadenca e parfumeve

472
Sigal

Kryeministri Edi Rama i pyetur për një mesazh për opozitën, thotë se nuk është koha për propozime apo plaftorma opozitare.kaden

Në një lidhje direkte për “Opinion” në Tv Klan, Rama thotë se duhet të bashkohemi në këtë moment.

Rama ka thënë se nuk është koha për propozime apo plaftorma opozitare por një opozitë e përgjegjshme në të tilla situata nuk del në televizione por gjen kanalin e komunikimit institucional.

“Atë mesazh që kam pasur gjithmonë, atë mesazh që kam pasur kur kemi pasur tërmetin. Kjo nuk është koha për opozitra, për taks-forca opozitare, për propozime opozitare, është koha për të qenë një. Një opozitë e përgjegjshme është një opozitë që nëse ka diçka për të thënë nuk del në televizion por shkon në kanalin institucional. Një opozitë që del e flet për maska të skaduara dhe ndërkohë që Kanadaja dhe Spanja para dy ditësh kanë shpërndarë të gjitha maskat stok që u kishte kaluar afati. Është njësoj si skadenca e parfumit, i cili kur kalon skadencën efikasitetin e ka”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se askush nuk duhet të ketë frikë.

“Skenari i zi është shumë larg. As unë dhe askush nuk duhet të ketë frikë. Nuk është për të pasur frikë. Nuk duhet të na bëjë që mos kemi kujdes.