Ra me biçikletë në greminë, ndërron jetë 14-vjeçari shqiptar në Greqi

93
Sigal

Një 14-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident me biçikletë. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme.

Sipas AgrinioNews, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një rrugë rurale në afërsi të fshatit ku djali ndodhej me një të mitur tjetër.

I mituri, i paidentifikuar me emër, u plagos rëndë, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rëndë duke ndërruar jetë në spital.

Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, në Shqipëri. Djali ishte fëmija i vetëm i familjes.