Ra aksidentalisht nga ura dhe përfundon në kanal, 34-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

216
Sigal

Një 34-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga një urë duke rënë në kanal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuman në Roskovec.

Sipas policisë, si pasojë e rënies është plagosur 34-vjeçarja me iniciale M.L. Ajo u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se është penguar dhe është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në kanal, shtetasja M. L., 34 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.