Viktor Tushaj: Askush nuk beson më te Luli, shkatërroi opozitën dhe bashkë me të dhe interesat e shqiptarëve

371
Sigal

Viktor Tushaj, ish-deputet i LSI, përmes një postimi në rrjetet sociale, e konsideron Bashën si aksidentin më të rëndë që i ka ndodhur PD-së. Ai shkruan se sot askush nuk beson më te Luli i Gazit, që po bëhet qesharak që me vulën e gazit do përjashtojë partinë nga partia.

Reagimi nga Viktor Tushaj

Ne fakt eshte humbje kohe te merresh me Lulin por ja vlen tja kujtosh ca gjera, ca bema, ca flirte, ca genjeshtra, ca gabime e ca faje, mosmirnjohjen dhe akoma me shume pabesine.

Ne fakt Lul Basha eshte aksidenti me i rende qe i ka ndodhur PD-se dhe Shqiperise ne keto vite demokracie. Pesha e tij e pergjegjesise eshte jashtezakonisht e madhe pasi duke qene i paafte per t’u perballur me maxhorancen kriminale e duke u shitur tek ata per interesa te pastra financiare, shkaterroi opoziten dhe bashke me te dhe interesat e shqiptareve.

Askush nuk beson me te Luli i Gazit qe po behet qesharak cdo dite e me teper pasi me vulen e Gazit do perjashtoje partine nga partia.

Ata qe e nxiten ti hynte detit ne kembe me sa duket nuk i kishin thene se sa i thelle eshte.

Shashkat, deklaratat genjeshtra dhe te papergjegjshme apo hijeshia e llakosur nuk e nxjerrin nga llumi i pabesise dhe nuk e shpetojne nga revolucioni paqesor i njerzve te thjeshte te ketij vendi qe, per faj te tij, kane humbur cdo gje e bashke me to edhe shpresen.