Qytetarët Shkodran i bashkohen protestave kundër rritjes së çmimeve, protestë në të gjithë Shqipërinë

129
Sigal

Qytetarë shkodranë i janë bashkuar protestave në mbarë vendin kundër rritjes së çmimeve.

Me pankarta në duar dhe me thirrje ndaj qeverisë për marrjen e një plani masash për të frenuar rritjen galoponte të çmimeve, qytetarët kanë bllokuar rrugët kryesore të qytetit.

Kujtojmë se protesta po zhvillohen që prej orës 17:000 të pasdites së sotme pothuajse më të gjithë vendin, ku më kulminantja është në bulevardin Dëshmorët e Kombit,  përballë ambienteve të kryeministrisë.

Duke se qytetarët janë të unifikuar në qëndrimin e tyre kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve të shportës.

Protestë po mbahet dhe në qytetet e Lezhës, Lushnjës, Fierit, Durrësit dhe Tepelenës.

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga protestat masive, kryeministri Rama pritet të mbajë një bashkëbisedim me qytetarët në facebook, ku do t’i japë përgjigje kërkesave të protestuesve.