“Po më arrestuan, 3 vakte i kam të sigurta”, i riu protestues: Kjo nuk është një meme, por një turp, kemi aq shumë probleme sa nuk dimë ku të fillojmë

137
Sigal

Njëri prej të rinjve protestues: Thonë se rinia shqiptare rri në kafe. Ku është rinia sot? Jemi të gjithë këtu. Ne kemi aq shumë probleme sa nuk dimë ku t’i kapim. Dua që sot më shumë se kurrë të ngrejmë zërin për ata të rinj të cilët arrestohen padrejtësisht për shkak se marrin pjesë në një protestë ku ngrejnë zërin. Unë kam ardhur me një shkrim sot: Po u arrestova sot, 3 vakte i kam të sigurta. Kjo nuk është një meme, është një turp. Reagimet tona do të jenë konkrete edhe për ata vëllezër e motra që i kanë arrestuar.