Sekuestrohet kokainë, heroinë, shuma parash dhe një makinë/ Dy persona arrestohen nga Policia, çfarë u gjet në banesën e marrë me qira te “Astiri”

247
Sigal

Dy persona u arrestuan nga policia pasi dyshohet se ishin posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike. Në pranga ra një 57-vjeçar me inicialet I.A, pasi në rrugën “Zef Serembe”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe u sekuestruan rreth 500 doza me lëndë narkotike heroinë, shuma të konsiderushme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR.

Ndërkohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij të marrë me qira në zonën e “Astirit” u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.

Njoftimi i plotë

Vijon puna e pandërprerë për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihen në pranga 2 shtetas, posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike.

Sekuestrohen lëndë narkotike heroinë, kokainë, kanabis, shuma të konsiderushme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre apo i mbajnë ato në banesë, si rezultat i të cilit u goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vende të ndryshme, konkretisht:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune hetimore disa mujore, bënë ndalimin e shtetasit  : I.A., 57 vjeç, pasi në rrugën “Zef Serembe”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 500 doza me lëndë narkotike heroinë, shuma të konsiderushme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij të marrë me qera në zonën e Astirit u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve I.A dhe F.G.