Qeveria lan kreditë e 1000 familjeve të përmbytura, Panariti: 1.5 mln €

563
Sigal

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër kreditë e rreth 1000 familjeve të përmbytura në jug të vendit, me një vlerë prej 1.5 milion euro. Në një vjetorin e USAID, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se është marrë kjo masë për të nxitur aplikimin e kredive të reja që familjet në zonat e përmbytura në jug të vendit  të kalojnë situatën e vështirë.
 
Për Panaritin sektori i bujqësisë është në rrije, pavarësisht se ekonomia e vendit përballet me sfida. Ai siguroi se qeveria do mbështesë këtë sektor, e ndërsa falenderoi SHBA për ndihmën e dhënë. Ministri kërkoi nga bankat lëvrimin e kredive për fermerët.
  
“Bujqësia vazhdon rritjen e saj, pavarësisht se ekonomia e vendit përballet me sfida dhe vështirësi. Kërkohen përpjekje të mëtejshme në fushën e investimeve, programi “Agro Kapital” është i rëndësishëm. Kërkohet dhe pjesëmarrja e sektorit bankar dhe dhënia e kredive. Këto fonde janë dhe një katalizator dhe për procesin e kreditimit. Shikojmë shenja të gjallërimit në kredi, por ka qënë shumë i ulët kohë më pare megjithëse e ka marrë veten. Kaluam një përiudhë të vështirë nga përmbytjet në bujqësi. Falenderoj ndërkombëtarët për solidaritein, biznesni dhe individë të veçantë gjithashtu kanë bërë që ta përballojmë me sukses këtë situatë”, deklaroi Panariti. 

 
Projekti i USAID “Agro Kapital” përfshin dhënien e  18.5 milion dollarë investime që sipas ministrit do të krijojnë 1150 vende të reja pune. Ministri Panariti gjithashtu theksoi se qeveria ka hequr skemat klienteliste e tani në këtë sektor ka gjithëpërfshirje. Ndërkohë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka shprehur keqardhje për familjet e prekura nga përmbytjet. Ai siguroi se SHBA do të vazhdojë me mbështetjen.
  
“Keqardhje për familjet e shumta shqiptare që kanë humbur fermat dhe bagëtinë e tyre nga përmbytjet. Shpresojmë që ndihma amerikane do t’i mbështesë këto familje e do ndihmojë këto zona. Përmbytjet nuk kanë dëmtuar vullnetin e shqiptarëve. “Agro Kapital” po ndihmon shumë ferma bujqësore. Ka ende shumë biznese për ndihma. Nevojiten ligje për t’a bërë sektrin kredidhënies më transparent”, deklaroi Lu.