Qeveria dhe ERE, tallen me shqiptarët duke bërë lojën e “kungulleshkave”

225
Sigal

Katër “matrapazët” e ERE që firmosën çmimin e energjisë dhe që marrin paga mbi 4 milionë lekë në muaj, sa 40 pensione apo 8 paga mësuesi dhe mjeku, dje u zgjuan nga gjumi. Pasi miratuan rritjen e energjisë me 42 lekë sipas propozimit të qeverisë kush kalon fashën e 800 kW, dje kanë deklaruar se qytetarët do ta paguajnë me këtë çmim, deri 4 muaj para zgjedhjeve lokale. Qeveria e ngre çmimin, ERE e miraton, dje qeveria u tërhoq nga frika e protestave, por “patronazhistët” e ERE bëjnë rolin e të pabindurit

 

Gallata e ERE  ditë më parë, kur do kemi dorëheqje?

Vendimi  fillestar i ERE për rritjen e çmimit të energjisë do falimentojë bizneset. Por katër anëtarët e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë nuk u kursyen të rrisin çmimin e energjisë për qytetarët, dhe as rrogat 4 milionëshe dhe shpërblimet e dietat 20 mln për vete.

Më herët katër anëtarët e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, Maksim Shuli, Rajmonda Balilaj dhe Erjona Sadushaj, nuk u kursyen aspak për të miratuar verbërisht fashën 800 KWh të energjisë dhe çmimin 42 Lekë/KWh mbi këtë fashë, që do rëndonte xhepat e qytetarëve ndër më të varfërit në Rajon. Mesa duket të njëjtën ndjesi mos kursimi kanë edhe kur bëhet fjalë për të ‘ përkëdhelur’ veten më paga të majme disa milionëshe, ku në muaj marrin  rrogë edhe sa dyfishi i Presidentit, ose 8 paga mësuesi. Sipas ligjit, rrogat e këtij institucioni përcaktohen prej vetë entit, pra ‘vetë ali vetë kadi’ e mbushin xhepin me sa para të duan.

Kjo katërshe nuk bëri analiza kostoje prodhimi, tregu, fitimi për qeverinë e dëmi financiar për qytetarët, por me 10 minuta “fasadë” të quajtur “Mbledhje Bordi”, vendosi atë çmim që kishte paracaktuar qeveria që në muajin gusht. Tani që Rama vendosi ta heq fashën e 800 kWh, duhet ta konsiderojnë si mundësi dorëheqjen, pasi dolën lakuriq vetëm pak pasi miratuan vendimin për rritjen e enegjisë për qytetarët.

Për t’u dukur transparentë para shqiptarëve, mbledhja u bë në prezencë të mediave, kur prej 27 vitesh që nga krijimi, Enti Rregullator i Energjisë, jo vetëm nuk ka bërë asnjë mbledhje publike, por nuk ka dhënë as informacion për mënyrën dhe kriteret e vendimeve që ka marrë.

Ndërsa për t’u dukur sikur e kanë kundërshtuar propozimin e qeverisë, aktruan duke deklaruar se Furnizuesi i Shërbimit Universal, kishte kërkuar çmim 42.95 lekë, por ERE e uli në 42 lekë.

– Petrit Ahmeti, Kryetar i Bordit të ERE, emëruar në detyrë më datë 26.02.2019 me pagë mujore 4.8 milionë lekë.

– Maksim Shuli, anëtar Bordi anëtar i Bordit, i emëruar në detyrë më datë 26.02.2019, me pagën mujore 4.4 milionë lekë.

– Erjola Sadushi,  qysh prej datës 21 dhjetor 2017 që është zgjedhur në këtë detyrë e ka pagën mujore 4.2 milionë lekë

– Raimonda Islamaj, qysh prej datës 13 dhjetor 2018 e zgjedhur në këtë detyrë e ka pagën mujore 4.1 milionë lekë

Sipas Konfindustrisë, vendimi që bordi ‘ kukull” i ERE për rritjen e çmimit të energjisë do falimentonte bizneset dhe rëndojë 90- 130 mijë familje. Por qeveria dhe ERE nuk e shikojnë si shqetësim kryesor vështirësitë që do kenë qytetarët, të cilët paguhen me tashmë rrogë minimale 340 mijë lekë, në një kohë që dhe një kg oriz ka arritur 2 mijë lekë. Por kjo krizë vështirë se arrin te bordi që rrit me regji “ vigan- shkurtabiq” çmimet e energjisë për qytetarët, dhe zhduket nga nga skena kur shefi i Rilindjes merr vendim për të mos zbatuar fashën orare. Përveç pagave mbi 4 milionë lekë, këta 4 anëtarë Bordi të Entit Rregullator të energjisë, në çdo 3 muaj marrin nga 1 pagë mujore shpërblim “për punë të mirë”, ndërsa në fund të vitit, marrin shpërblim nga 3 paga mujore, përveç dietave, udhëtimeve jashtë vendit e banketeve miliona lekë që nuk i bëjnë kurrë publike.

 Qytetarët i rikthehen torturës së ikjes së dritave

Nisi tortura e ikjes së dritave, agallarët në krye të energjitikës, përpos rritjes së çmimeve mesa duket kanë sjellë dhuratë dhe ikjen e dritave në disa zona. Prej tre orësh gjithë zona e liceut dhe rrugës së Elbasanit është përballur me mungesën e energjisë.  Ndërsa në zonën e Kinostudios siç bëhet me dije nga banorë të zonës dritat janë fikur për rreth 2 orë.

Kjo tregon se edhe kësaj herë fjalët e qeverisë i mori era duke hedhur poshtë  atë që Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, deklaroi përkatësisht më 23 mars 2022 se pavarësisht situatës së vështirë energjetike në vend për shkak të thatësirës, por dhe situatës gjeopolitike, nuk do të mungojë energjia elektrike dhe nuk do të ketë as rritje të çmimit.

Opozita : Ja si ndahen para me thasë nga KESH

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rezerva të mëdha për vendimin e qeverisë për të rritur çmimin e energjisë jo direkt, por nëpërmjet skemës së pagesës me vendosjen e fashës së harxhimit deri në 800 kWh për 3 muajt e ardhshëm. “Energjia elektrike, kriza e saj ka vetëm një shkak, vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. S’ka asnjë lidhje me luftën në Ukrainë, asnjë lidhje me thatësirën apo me çmimin e naftës. Pasi 99% është ujore. Në 6 mujorin e parë HEC-et private kanë prodhuar 54% të të gjithë energjisë së vendit. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se prodhimi i energjisë në Shqipëri është mbidyfishuar falë kapaciteteve të reja private që kanë hyrë në prodhim. Çfarë bëjnë këta? Merr dhe zbraz digën. E shet energjinë siç ka ndodhur në realitet me 40 euro MWh. Ky tregtari që e blen me 40 euro e shet këtë energji me 130 euro dhe ndan paratë me qeveritarët”, argumentoi Berisha. Berisha shpjegoi në vijim se në bursën e energjisë, me çmimin e së cilës supozohet që të shesë energji edhe qeveria shqiptare, çmimi aktual i tregtimit është 80 euro MWh, por Koorporata Elekroenergjitike Shqiptare po blen energji me 280 euro.“Çfarë bëjnë këta?”, pyeti ish-kryeministri dhe përgjigjen e dha po vetë duke akuzuar kryeministrin dhe thënë: “Këta ndajnë para me thes njëri me tjetrin. S’ka energji thotë Rama. Mashtrim, mashtrim, mashtrim”.

Bordi i ERE, apo patronazhistë të Rilindjes?

Ditwn e djeshme Kryeministri Rama deklaroi gjithw pompozitet se u vendos që fasha e energjisë 800 kWh u hoq dhe qytetarët nuk do paguan para ekstra. Mesa duket pakënaqësia qytetare dhe afrimi i zgjedhjeve lokale, kanë bërë punën e vetë, përpos fakti se kryeministri e shiti si sukses të pikave të shiut, duke thënë se : “Kemi pasur përmirësime në Fierz aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve”.

Tërheqja e kryeministrit Rama në momentin e fundit është kthyer tashmë në një taktikë të njohur nga kjo qeveri për ta nxjerrë liderin si “shpëtimtarë”. Por le të kthehemi te ERE, ajo që duhet të dalë tashmë me në vendim zyrtar duke qenë detyrë e saj vendosja e fashave dhe çmimit të energjisë, në të kundërt të zhbëhet.

Rama e nxori jashtë loje ERE, a thua se detyra e këtij institucioni është t’i rri gatitu kreut te qeverisë. Në këtë mënyrë hodhi poshtë dhe mbledhjen që një farë mënyre justifkoi në sytë e publikut rolin e saj, dhe pagat marramendëse prej më shumë se 4 milionë lekësh. Të paktën një ditë ato përveç luksit të rrogave që shijojnë, nuk u kursyen kur miratuan rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët, por edhe kjo nuk u zgjati shumë, ku edhe mund ta quajmë sikur është shpallur mosekzistenca e ERE-s.