Qentë kafshojnë mjekun në QSUT, ngaqë Beqaj ka “harruar” koncensionin e ndalimit të zagarëve

520
Ministri Beqaj mbeti duke inaguruar çdo ditë nga një “sukses” të tij në QSUT. Ditën e parë të javës, të hënën ministri Beqaj punën e fillon duke inaguruar ndonjë skenar, që ka muaj të tërë që dergjet në depo, ndërkohë që deri të mërkurën skaneri është prishur, për të mos punuar, pastaj me muaj të tërë, por ministri Beqaj nuk shqetësohet, ngaqë ka dhjetra skenarë privat aty vërdallë. E vetmja gjë që funksionon në QSUT është koncensioni i postbllokut të parkimit të automjeteve në mjediset e brendshme. Shumë herë ministri Beqaj ka deklaruar me krenari se “kemi bërë hapa gjigande në QSUT”. Mirëpo meqë ministri Beqaj, ngaqë është edhe shumë i gjatë, jeton me kokën sipër reve dhe ndaj, mbase nuk ka aq faj sa të shikojë se çfarë ndodh në të vërtetë në QSUT, në ato ditët e tjera, kur ai nuk ndodhet aty, për inagurimin e ….rradhës. Sepse edhe postblloku koncensionar që funksion 24 orë në QSUT, është vetëm për pagesat e automjeteve, pasi, pastaj, në QSUT mund të futet kush të dojë, pa rregull, pa pengesë, sa edhe zagarët e rrugëve të Tiranës, të cilët, siç duket, kërkojnë edhe këta të “drejtat” e tyre në koncensionet e shumta që jep majtas e djathtas ministri i Shëndetësisë, Beqaj. 
Zagari kafshon në QSUT edhe mjekun
Për çdo gjë, ka për herë të parë. Dhe ndodhi dje. Zagari , i cili bredh i lirë 24 orë në mjediset e QSUT, madje pa pagesën e postbllokut koncensionar të QSUT, kafshon mjekun në mjediset e brendshme të QSUT, pasi, siç duket ende ministri Beqaj, ka “harruar” të japë koncensionin e ndalimit të zagarëve nëpër spitale publikë. Mjeku i Urgjencës të QSUT Petrit Vargu shkruan në rrjetin e tij social një statut: “Sot qentë rrugaçë të spitalit (ato me katër këmbë), kafshuan në mes të ditës në oborrin e spitalit mjekun Gj.K. Duket që situata në spital nuk ka ndryshuar, edhe se 4 rrotakët janë zëvendësuar me 4 këmbëshat. Natyrisht nuk ndryshohet situata me postblloqe, por me dije dhe duke i vënë gjoksin punës.” . Mjeku mori shërbimin e nevojshëm shëndetësor te pavioni i Infektimit të QSUT, mirëpo të gjithë mjekët dhe personeli mjekësor tashmë janë tmerruar ngaqë u rrezikohet jeta nga zagarët që bredhin 24 orë të pashqetësuar në të gjitha mjediet e QSUT. 
Epidemitë, rrezik real
Është e paimagjunueshme që në një spital universitar, si QSUT, i cili është edhe më I madhi në Shqipëri, të ndodhin këto ngjarje, që tmerrojnë mjekë dhe personel, ngaqë u rrezikohet edhe jeta e tyre në një mjedis pune. Mirëpo, veç kësaj, kjo ngjarje, është dëshmi e amulltisë, e rrëmujës, e rrumpallës që ekziston në spitalet tona publike. Derisa zagarët bredhin lirshëm në mjediset e QSUT, ato dhe kafshë të tjera janë rrezik edhe I përhapjes të epidemive, nëpërmjet sëmundjeve, mikrobeve dhe insekteve që mbartin. Derisa qentë bredhin nëpër mjediset e brendshme të QSUT, imagjinoni, se çfarë rreziku përbëjnë insektet më të vogla, që mund të kenë pushtuar edhe QSUT nga brenda, sikurse çimkat, mushkonjat, etj, që janë burimi kryesor I përhapjes së epidemive dhe infeksioneve. 
Sigal