Enida Bozhuku/ Kur Injoranca kthehet në Udhërrëfyes!

636
Gjatë javëve të fundit të përgatitjes së ligjit të ri për Arsimin e Lartë, debatet mbi miratimin e tij, u intensifikuan me një vrull dhe pathos maramëndës. Ajo që u vu re ishte se si mendja e shqiptarëve u “nda më dysh”. Nga njera anë intelektual elitarë, krenari për këdo individ që beson në forcën e dijes dhe shkences, ngriten zërin e tyre edhe pse të mbytur, për të kundërshtuar një reformë që nga ana kushtetuese duket të ngjallë dyshime jo indiferente dhe nga ana tjetër një numër parlamentarësh me formim akademik të dyshimtë, ku mjafton një analizë sipërfaqesore e aftësive të tyre argumentuse për të kuptuar që jemi në një ndeshje mes “dijes dhe injorances”. Në kuadrin e personazheve elitare, kush pati guximin e pa mposhtur të ngrihet përtej frikës së shtypjes ishte Prof. Artan Fuga, një filozof, shkencëtar dhe erudit, diamant i çmuar i kombit tonë. Ai, gjatë rrugëtimit të tij mbi kundërshtin e këtij ligji, tek i cili që në nenet e parë duket të fryjë era antikushtetueshmëri dhe politikë klienteliste favorizuse grupesh interesi, vuri pikat mbi (i) duke evidentuar sesi ky ligj do të shkatërronte dhe degjeneronte arsimin e lodhur shqiptar. Debatet e forta kundërshtuese nga individ partjak, shpesh herë intelektualisht të dobët dhe jo në lartësin argumentuese të profesorit, shpalosen talentin e tyre më të mirë, atë të fyerjes gratis për të mposhtur forcën e dijes. 

Por ja që panvarsisht miratimit të ligjit për Arsimin e Lartë kush ndjek shembullin e tij, atë të shprehise së fjalës së lirë. Prof. Fuga, në kundërshtim me arlekinët me diplloma të politikanëve parlamentare tanë, është i vetmi zë që sot po buçet kundër padrejtësisë, është i vetmi zë real i meritokracise. Ajo ç’ka të bën përshtypje në zallamahin e krijuar “në ambjentet e mëjhanës ku vozisin pseudo politkanët” është përbuzja dhe denigrimi, që këta individë po tentojnë t’i bëjnë një personaliteti si Prof. Fuga, i cili me punën e tij nderon një Komb brenda dhe jashtë Trojeve. Eksperienca e punës së Prof. Fugës, këshillat e tij dhe delegimi atij të krijimit të një Komisioni me profesorë dhe mendje ndritur do të kish qënë rruga më e drejtë për t’i dhënë jetë dhe peshë arsimit të shkatërruar Shqiptar. Reforma në Arsim nuk mund të bëhej nga disa individ që më shumë njihen për implikimet e tyre klienteliste – interesaxhije personale, se sa për aftësi të spikatura dije, punë dhe vlerash. Ja pse Reforma në Arsim është një dështim i trurit, ajo nuk është krijuar dhe analizuar në rang elite, por është tërhequr zvarrë tavolinash të individëve të cilët shkencën e quajnë turp, punën e quajne angari dhe dijen antivlerë. Zëri i Prof. Fugës së bashku me zërin e shumë intelektualëve të tjerë mund të kish bërë ndryshimin. 

Nëse vërtet Rilindja me ministren me Master “UFO” dhe pa një gradë shkencore, do të kish dashur të bënte “revolucionin kulturore” edhe pse të vonuar shqiptar do të duhej të kishin thirrur në gjirin e tyre bij të Shqipes. Ata Profesor që Kombi jonë i ka eksportuar rrugëve të botës, dhe që na përfaqësojnë denjësisht në katedrat më prestigjoze botërore, qofshin ato Harvard, Yale, Çambrige, Sorbonë e më gjerë, mjafton këtu të përmendim emra si Prof. A. Fuga, Prof. P. Kabo, Prof. Prof. Sh. Rama, V. Karanxha, Prof. E. Bozheku, Prof. J. Mehilli, Prof. E. Kabashi, Dr. E Kore, e shumë të tjerë, të cilët me forcën e sakrificës së djersës dhe mundit, dashurisë për shkencën dhe arsimin, vertet mund të kishin sjell ndryshimin. Por jo, politika e injorancës përbuzëse, e akademikëve pa 3 klasë shkollë, mbizotëron. Ata janë udhërrëfyesit e injorancës të ngritur në kult dhe shkatërrimtare të vlerave. Sot ligji u miratua, por, uroj dhe shpresoj, se ende ndër dejete e brezave të rritur me ushqimin e dijes të flakëroj forca e zjarrit Prometean. Shtatori do të jetë bango e provës, jo për pëdagogët e korruptuar, qitap – shpërndarës kundër to fshihën parate e korrupsionit, por e atyre pedagogëve që ende kanë dicka për të dhënë nga vetja dhe per të mbetur në histori. Unë besoj tek forca e dijes, besoj tek Revolucioni i mendjes. Unë besoj tek zgjimi i rinisë. “Çohu Rini, thoja kangës që di ti”! Thuaj jo, Degradimit të vlerave të tua intelektuale!
Sigal