Qendra estetike ‘demaskon’ Bora Zemanin, i numëron ndërhyrjet estetike që ka kryer

73
Sigal

Bora Zemani sapo ka mbushur 30 vjeç, ndërkohë që është nënë beqare e një djali, lidhjen me të cilin e ka shumë të fortë.

Ajo, ka shkëlqyer në festën e ditëlindjes, ku kishte shumë të ftuar VIP, e ku kanë kënduar djemtë e “Three Dots”.

Bora ka shkëlqyer e tëra, ndërkohë që ndryshimet për pamjen e saj janë mëse të dukshme. Vetë bukuroshja thotë se nuk ka bërë asnjëherë botox, por një qendër estetike ka bërë një përshkrim të ndërhyrjeve të mundshme që ka kryer Bora.

Për ilustrim është edhe një foto e moderatores shumë kohë më parë.

Falë ngjarjeve të fundit, dhe trekëndëshit të dashurisë, Bora është shndërruar në një nga personazhet më të ndjekur të rrjetit, ku gjatë ditës së djeshme arriti dhe shifrën e ëndërruar nga shumëkënd, një milion ndjekës në Instagram!