Qëlluan me armë natën e ndërrimit të viteve, pranga dy të rinjve

548
Dy të rinj, që ndërrimin e viteve e festuan duke qëlluar me armë zjarri në ajër, janë vënë në pranga nga Policia e Maliqit. 
Në pranga përfunduan 25-vjeçari Enea Leke dhe 22-vjeçari Lion Kondi, të dy banues në fshatin Pojan.
Sipas policisë, dyshohet se ka qenë Leke ai që ka qëlluar në ajër me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve, ndërsa arma e zjarrit tip pushkë model 56 posedohej nga shtetasi Lion Kondi.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë si edhe një armë gjahu teke, të dyja pa lejet perkatëse.
Sigal