Punonjësit e inceneratorit të Elbasanit ngrihen në protestë: Kemi disa muaj pa marrë rrogat! Është ulur paga nën minimalen

127
Sigal

Punonjësit e inceneratorit të Elbasanit janë ngritur sërish në protestë. Sipas tyre, nuk kanë marrë ende rrogën e muajit mars.

“Kemi që në muajin mars që nuk marrim rrogat, ne punojmë për bukën e gojës, kërkojmë drejtësi. Rrogat janë ulur nën minimalen, nga 32.000 leke në 19.300 lekë”,-tha një prej protestuesve.

Gjithashtu shprehen se iu është ulur rroga nën minimalen, nga 32.000 leke në 19.300 lekë.

Punonjësit e seleksionimit të mbetjeve protestuan edhe disa muaj më parë për mos marrjen e pagave.

Pasi rasti u bë publik në media pagat e tyre u shlyen, ndërsa sot problematika e tyre është edhe më e madhe sikundër është ulja e pagës.