Pse pengohet shkarkimi i kryeplakut të Dhrovjanit?!

621

DELVINË/ Ky fshat ka 6 muaj që kërkon largimin e kryeplakut, duke e akuzuar si manipulator. Flasin 3 anëtarët e këshillit

Dhrovjani, fshati më malor i rajonit Sarandë-Delvinë, aty ku infrastruktura ka ngelur në të dy rrugët që të çojnë në fshat prej minierës së kripës së gurit me të njëjtin emër dhe e vetmja në Shqipëri, qysh prej kohës së socializmit. Dhe për ironi vetëm makina të standardeve të larta mund të futen aty, në fshatin e bukur piktoresk malor të jugut shqiptar. Por qëllimi i këtij shkrimi ka të bëjë me një problem sa juridik, aq edhe social, se nuk përmendëm kot mos investimet në këtë fshat në infrastrukturën rrugore, pasi aktualisht është i izoluar nga qendra urbane dhe gjendja e sajë është e para 23 viteve. Por përpos kësaj mospërfilljeje, ndodh edhe fenomeni i braktisjes së zgjidhjes së ankesave dhe lidhur me këtë, ky fshat i madh në banorë dhe banesa ka gjashtë muaj që kërkon shkarkimin e kryeplakut të fshatit, duke e akuzuar si manipulator dhe fshehje të fondeve publike të grumbulluara nga fshati në shfrytëzim të pasurive të këtij fshati si kullota dhe bimë medicenale, pasi komuna fqinje e Dhivrit arin të grumbullojë nga bimët medicienale rreth 10% të buxhetit vjetor nga taksimi i sajë. Por edhe transparenca e shumë problemeve ka detyruar fshatarët e Dhrovjanit që nëpërmjet 3 këshilltarëve nga 5, që janë, të bëjë mocion votëbesimi ndaj kryetarit abuzues dhe shkelës të ligjit që tek objekti i ngritur në qendër të fshatit me okupim territori publik, kaq i zhurmshëm në opinion dhe institucione. Lidhur me këtë sorollatje të këshilltarëve të pleqësisë, ata kontaktuan dje me gazetën “Telegraf”, ku denoncuan nëpërmjet bisedës:

-Si qëndron problemi që u detyruat dhe denonconi në gazetën “Telegraf”?

-Ne jemi tre anëtarë të këshillit të fshatit Dhrovjan,Vasil Kaliva, Thoma Mano, Jorgo Vidhuri dhe kemi ardhur të denoncojmë në shtyp dhe pikërisht tek gazeta “Telegraf”, problemin mjaft shqetësues se kryesia e fshatit nuk funksionon prej kohësh. Arsyeja e tij është se ne i kërkojmë që të na mbledhë dhe të bëjmë në radhë të parë transparencën e të ardhurave në fshatin Dhrovjan dhe të publikohen veprimet e kryetarit dhe të mos përdori unin si në diktaturë dhe këtë e përcjellim si shqetësim të zgjedhësve tanë, por kokëfortësia dhe mbështetja na le shumë dyshime për të ardhurat e fshatit. Kur i themi për transparencë, na përgjigjet se jemi vetëm organ këshillimor dhe jo vendimmarrës, por harron se e kemi zgjedhur ne të pestë këshilltarët dhe përsëri në bazë të ligjit ne e shkarkojmë nga detyra dhe për këtë i jemi drejtuar ligjit, si në këshillin komunar, ashtu edhe n/prefekturës, ku me një shkresë zyrtare kërkojmë të vijnë përfaqësues të këshillit të komunës dhe të n/prefekturës për të ribërë zgjedhjet e kryetarit të fshatit dhe votëbesimi të jap rezultatin, të paktën respektues nga zgjedhësve.

-Dhe cila është përgjigjja e këtyre institucioneve, Këshillit të Komunës dhe n/prefekturës?

-Këshilli i Komunës na zvarrit dhe na çon në n/prefekturë dhe më pas na thonë se duhet referendum fshati ta heq kryeplakun, duke harruar se kryeplakun e zgjedh kryesia dhe kryesinë fshati, por duan ta mbajnë për dallaveret që përmendëm se tremben nga transparenca e fondeve. Ndërsa n/prefektura duke kërkuar këshillimin ligjor, na tha se kërkesat tona janë të ligjshme se ka bazë ligjore që kryeplaku të jap transparencë dhe t’i bindet vullnetit të shumicës së kryesisë për votëbesim dhe zgjedhje të reja për kryeplak të fshatit mund të bëhet brenda ditës, na thanë në zyrën juridike të n/prefekturës dhe ne jemi të vetëdijshëm për kërkesën tonë se nuk besojmë se do ketë përfaqësues ligjor më të madh e më të saktë nga n/prefektura,që për ne është fytyra e shtetit.

-Si do veproni nëqoftëse nuk jep zgjidhje Këshilli i Komunës?

-Do ndjekim hierarkinë deri tek Kryeministri dhe do denoncojmë fakte të zhvatjes së fondeve në këtë fshat… pasi ky njeri ka 12 vjet që zhvat pasuritë e përbashkëta të fshatit dhe e ka kthyer në shkretëtirë…

Denoncimi

Kjo është biseda –denoncim e tre këshilltarëve të fshatit Dhrovjan, dikur i dëgjuar e i privilegjuar e sot në haresë, për problemin e një kryeplaku mospërfillës ndaj kërkesave të këshilltarëve, zgjedhës të tij në këtë detyrë dhe denoncimit të heshtjes së pakuptimtë të këshillit të komunës.