Provimi i Gjuhës së Huaj/ Rriten mbetësit, më pak 10-ta

196
Sigal

Referuar notave të tre viteve të fundit, matura e këtij viti ka regjistruar numrin më të lartë të mbetësve në provimin e Gjuhës së Huaj. Këtë vit në provimin e Gjuhës së Huaj rezultuan mbetës 2199 maturantë, krahasuar me Maturën 2020, ku kishte 1,232 maturantë mbetës dhe me vitin 2019 ku u regjistruan 1,154 maturantë me notën 4. Matura 2020 ka regjistruar edhe numrin më të ulët të maturantëve të vlerësuar me notën 10 në provimin e gjuhës së huaj, krahasuar me dy vitet e mëparshme. Këtë vit me notën maksimale janë vlerësuar 36 maturantë, krahasuar me 182 maturantë në 2020 apo 63 maturantë në 2019.

Matura 2021

Me note 10.00 – 36 maturantë

Me note 4.00 (mbetës) – 2,199 maturantë

Matura 2020

Me note 10.00 – 182 maturantë

Me note 4.00 (mbetës) – 1,232 maturantë

Matura 2019

Me note 10.00 – 63 maturante

Me note 4.00 – 1,154 maturante